Vjen Forumi Ekonomik i Tiranës më 12 Mars - Business Magazine Albania

Vjen Forumi Ekonomik i Tiranës më 12 Mars

Më 12 mars 2021 është njoftuar mbledhja e Forumit Ekonomik të Tiranës në kryeqytet i cili do të zhvillohet online. Forumi ka bërë të ditur tashmë disa prej folësve të konfirmuar, të cilët vijnë nga bota e biznesit dhe e politikës.

Pjesë e Forumit do të jenë liderët e qeverive të Ballkanit përfshirë Kryeministrin e vendit tonë Edi Rama, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, Kryeministri i Maqedonisë së veriut Zoran Zaev dhe Olivér Várhelyi, komisionar i BE-së.

Agjenda përfshin:

  • Fjalimi mbi stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ku do të flasë ministri i punëve të jashtme në Greqi.
  • Fjalimi mbi rimëkëmbjen e ekonomisë së Shqipërisë nga ministrja e Financave Anila Denaj.
  • Fjalimi mbi energjinë, infrastrukturën dhe turizmin nga përfaqësuesi i Ministrisë së Energjitikës Gjergji Simaku.
  • Fjalimi mbi komunikacionin nga drejtuesit e kompanive telekomunikative në vend, AlbTelekom dhe Vodafone.
  • Fjalimi mbi “smartcity” dhe urbanizimi e qyteteve nga përfaqësuesja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.
  • Pjesë e Forumit si komentues do të jenë Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim. Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci dhe Ambasadori i Gjermanisë në vend tonë Peter Zingraf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0