Vivo lajmëron zyrtarisht hyrjen në treg - Business Magazine Albania

Vivo lajmëron zyrtarisht hyrjen në treg

Vivo

Vivo, shitësi #5 i smartphone-ve në mbarë botën 1 , ka lajmëruar zyrtarisht praninë e tij në Shqipëri. I njohur si një markë që fokusohet fuqishëm në njohuritë dhe nevojat aktuale të përdoruesve, në vend që të nxisë inovacionin vetëm për hir të inovacionit, vivo ka prezantuar disa teknologji të reja në industri, si skanuesi nën ekran i shenjës së gishtit apo sistemi i kamerave i stabilizuar si gimbal, dhe aktualisht është i pranishëm në mbi 60 tregje në mbarë botën, duke fituar besimin e mbi 400 milionë përdoruesve.

“Ne jemi tepër të gëzuar të themi “Përshëndetje” drejt medias dhe përdoruesve në Shqipëri, dhe të prezantojmë zyrtarisht veten tonë dhe ardhjen karakteristike të vivo. Që nga hera jonë e parë e “Përshëndetjes së Evropës” në tetor 2020, ne kemi qenë në rritje të vazhdueshme përgjatë 16 tregjeve, dhe kemi marrë një pritje të ngrohtë për smartphone-t vivo, njësoj si nga përdoruesit fundor ashtu edhe nga partnerët e biznesit. Ne mezi po presim të bëjmë miq të rinj në Shqipëri, ndërkohë që vazhdojmë të rritemi të udhëhequr nga filozofia jonë për të bërë gjënë e duhur, dhe duke e bërë siç duhet”. tha Dušan Kuzmanović, Drejtor i Shitjeve në Zyrën Rajonale vivo në Shqipëri.

Duke u rritur hap pas hapi, pa marrë rrugë të shkurtra Vivo krenohet me ardhjen hap pas hapi në treg. Kjo është e mbështetur nga mbi 10 vite eksperiencë në biznesin e smartphone-ve dhe ka rezultuar si rruga e duhur pasi kompania është lider në disa tregje të Azisë Paqësore duke përfshirë këtu dhe tregun e brendshëm në Kinë. Ekipi i vivo theksoi se kjo gjë nuk do të ishte e mundur pa dëgjimin e vazhdueshëm të nevojave të përdoruesve, dhe fokusimin e fortë në Kërkim dhe Zhvillim. Me mbi 75% të ekipeve të tij që punojnë në kërkim dhe zhvillim, dhe me kontrolle të rrepta të cilësië përgjatë proçesit të prodhimit në 7 bazat e tij të prodhimit, vivo ka fituar besimin e mbi 400 milionë përdoruesve në 60+ tregje në mbarë botën.

Gjatë 2 viteve të fundit që nga lançimi në Evropë, vivo është rritur në një ekip me mbi 200 ekspertë lokal në të gjithë tregjet evropiane dhe i mbështet ato me mbi 90 njerëz nga 18 kombësi në zyrat evropiane në Düsseldorf, Gjermani. Kompania ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në partneritete kryesore të sportit, si përshembull FIFA World Cup që do të zhvillohet në Katar gjatë këtij viti, kampionatet UEFA EURO Football që u zhvillua në Evropë gjatë vitit të kaluar, si dhe partneriteti në Gjermani në 2024, por edhe pika të pasionit lokal si e- Sports me TIM, eSerie A dhe Liga e Volejbollit për Ferma në Itali, kampionati i futbollit LaLiga në Spanjë, apo Federata Polake e kërcimit me ski, si dhe Shoqatën e Futbollit në Serbi. Duke u siguruar që smartphone-t vivo janë të disponueshëm për të gjithë, kompania ka rritur vazhdimisht listën e shitësve kyç me pakicë dhe kompanitë e telekomunikacionit në secilin prej tregjeve, duke arritur një mbulim në mbi 60% të të gjithë dyqaneve përgjatë shteteve ku marka është e pranishme.

Lexo: Neuroshkenca liston 10 këngët më të lumtura

Duke qenë të vetëdijshëm rreth kërkesave dhe preferencave të përdoruesve në Shqipëri, vivo ka shpallur partneritetin e tij të parë me Neptun dhe ONE, duke u siguruar se ata mund të gjejnë, provojnë dhe të zgjedhin smartphone-in vivo që i përshtatet nevojave dhe pritshmërive të tyre, në dyqanin e duhur të bazuar në pikën e tyre të preferuar të blerjes.

Shkrep dhe Luaj, me serinë vivo Y

Përveç serive flagship dhe gjysëm-flagship, linja europiane e vivo përfshin një familje të aftë smartphone-sh në serinë Y. Duke filluar nga pajisjet e nivelit hyrës për personat që po kërkojnë për smartphone-in e tyre të parë, në pajisjet e nivelit të mesëm për personat që kërkojnë një pajisje të balancuar në përgjithësi me vlerën më të mirë për çmimin, gjendet një smartphone nga seria Y e vivo për të gjithë. vivo fokusohet në ndihmën e përdoruesve për të krijuar Shkrepjen Perfekte – me smartphone që vendosin kamerën gjithmonë të parën. Kjo vazhdon me vivo Y76 5G, e cila mburret me kamerën kryesore 50-Megapixel si pjesë e sistemit të pasëm me tre kamera – e plotësuar nga e gjithë fuqia e procesimit dhe shërbimet intuitive të software-it të nevojshme për të mundësuar rezultate të shkëlqyera çdo ditë dhe për të liruar kreativitetin e përdoruesve. Në pjesën e përparme, ai ofron një kamera të përparme 16MP HD. Për fotografitë natën të qarta dhe të gjalla, Y76 5G ofron Super Night Shift Mode 2.0 të vivo, ndërkohë që shërbimi i Shkrepjeve Argëtuese si Face Beauty i ri dhe portreti me stile të ndryshme sjell një tërësi mundësish kreativiteti. Regjistrimi i mprehtë dhe shumë i qëndrueshëm i videove është siguruar nga EIS dhe Fokusimi Automatik i Syve, dhe për të zgjatur gjatë gjithë ditës lehtësisht, Y76 5G vjen me një bateri 4100-miliamper, me FlashCharge 44W të vivo.

Duke shtuar në serinë Y, vivo ka prezantuar Y33s, Y21s dhe Y21. Secili prej telefonave të rinj  ndajnë të njëjtat shërbime kryesore – dhe sigurojnë të njëjtin standard të lartë: një bateri 5000-miliamper të kombinuar me teknologjinë e besueshme Fast Charge të vivo, për të garantuar aksion të palimituar çdo ditë, sistemin operativ më të fundit Android 12, mbështetje për 2 karta SIM, dhe një sensor anësor të shenjës së gishtit dhe një trup të hollë 8-milimetra me një pamje të dëshirueshme me shumë shkëlqim.

Vivo Y33s krenohet me kameran kryesore 50MP si pjesë e konfigurimit me 3 kamera të pasme, duke siguruar grupin e duhur që përdoruesit të kapin kujtimet e tyre. Struktura e kamerave vazhdon me një Super Macro Camera, për qartësi të shtuar kur shkrepni nga afër. Sërisht, vivo është siguruar se performanca përshtatet me pozicionimin e Shkrepjes Perfekte të kompanisë: një proçesor 8GB RAM i fuqizuar nga një SoC MediaTek Helio G80 siguron që të gjithë aplikacionet të hapen pa probleme, dhe imazhet të procesohen shpejt.

Duke shkuar më tej në këtë seri, vivo Y21s ofron aftësi inteligjente të fotografisë dhe videove si Y33s, duke përfshirë dhe një sistem me 3 kamera, me një kamera të aftë kryesore 50- Megapixel. Ai ofron gjithashtu dhe shërbime inteligjente të kamerës për të ndihmuar përdoruesit të kapin fotografinë perfekte në pothuajse çdo situatë. Në to përfshihen Night Mode në lentet e parme dhe të pasme, Time-Lapse, dhe një opsion 120fps Slow-Motion. Proçesori Mediatek Helio G80 përfshin një palë CPU ARM Cortex A-75 të fuqishëm që mund të operojnë deri në 2GHz.

I dizenjuar për përdoruesit që nuk kanë nevojë të shtyjnë smartphone-t deri në limite në përdorimin e tyre të përditshëm, vivo Y21 është një alternativë tërheqëse që prezanton raportin më të mirë çmim-performancë me një proçesor të fuqizuar nga SoC MediaTek Helio P35. Dhe me Funtouch OS më të ri të vivo, gjendet një sistem Multi-Turbo 5.0 që përmirëson lidhjen e të dhënave, shpejtësinë e proçesorit të sistemit dhe kursimin e energjisë, si dhe një modalitet të përmirësuar të lojës për një eksperiencë të mirë të luajtjes së lojrave.

Së fundmi, modeli i nivelit hyrës, vivo Y01, tregon se zbritja në shkallët e çmimit nuk nënkupton se përdoruesit duhet të sakrifikojnë dizajnin dhe performancën. Trupi i hollë 8,28 milimetra, me një peshë prej vetëm 178 gramësh, përfshin mjeshtërisht një ekran 6.51-inç HD+; Në pjesën e pasme, përdoruesit do të gjejnë një kamera kryesore 13-Megapixel, dhe në krye të anës së përparme gjendet një kamera selfie 5-Megapixel. Për sa i përket “trurit”, gjendet një proçesor MediaTek Helio P35, i mbështetur nga 3GB RAM dhe 32GB ROM. Grupi i shërbimeve përmbyllet me sistemin operativ Android 11 Go Edition, i fuqizuar nga një bateri 5000-miliamper, i cili mund të zgjasë lehtësisht 2 ditë me një karikim.

Çmimi dhe disponueshmëria, garancia

Në fund, seria Y e nivelit fillestar dhe mesatar do të jetë e disponueshme për 133 Euro për Y01, e ndjekur nga 170 Eur për Y21 dhe 203 Euro për Y21s. Të tjerat online janë Y33s me çmim 224 dhe Y76 5G për 295 Euro, të disponueshme për blerje në Neptun dhe One, nga korriku.
Pasi besueshmëria dhe mbështetja cilësore pas-shitjes janë me shumë rëndësi për vivo, të gjitha pajisjet janë të mbështetura nga 2 vite garanci nga prodhuesi.

###

Rreth vivo

vivo është një kompani teknologjike e cila krijon produkte të shkëlqyera bazuar në vlera të nxitura nga dizajni, me pajisje të zgjuara dhe shërbime inteligjente në thelb të saj. Kompania ka si qëllim të ndërtojë një urë midis humanëve dhe botës dixhitale. Përmes kreativitetit unik, vivo pajis përdoruesit me një jetë celulare dhe dixhitale gjithnjë e më të përshtatshme. Duke ndjekur vlerat thelbësore të kompanisë, të cilat përfshijnë Benfen*, vlerat e nxitura nga dizajni, orientimin nga përdoruesit, mësimin e vazhdueshëm dhe shpirtin e ekipit, vivo ka implementuar një strategji të qëndrueshme zhvillimi me vizionin e zhvillimit drejt një korporate më të shëndetshme, më të qëndrueshme të klasit botëror.

Ndërkohë që ne sjellim së bashku dhe zhvillojmë talentët më të mirë lokalë për të dorëzuar ekselencën, vivo mbështetet nga një rrjet qendrash Kërkimi dhe Zhvillimi në Shenzhen, Dongguan, Nanjing, Beijing, Hangzhou, Shanghai dhe Xi’an, duke u fokusuar në zhvillimin e teknologjive më moderne për konsumatorët, duke përfshirë 5G, inteligjencën artificiale, dizajnin industrial, sistemin e imazherisë dhe teknologji të reja. vivo ka themeluar një rrjet inteligjent prodhimi (duke përfshirë dhe ato të autorizuara nga vivo) me një kapacitet vjetor prodhues prej afërsisht 200 milionë smartphone-sh. Për momentin, vivo ka degëzuar rrjetin e saj të shitjeve në më tepër se 60 shtete, dhe dashurohet nga më tepër se 400 milionë përdorues nga e gjithë bota.

*”Benfen” është një term që përshkruan qëndrimin për të bërë gjërat e duhura dhe për t’i bërë gjërat siç duhet – që është një përshkrim ideal i misionit të vivo për të krijuar vlera për shoqërinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0