"Virgin Trains" krijon menunë e veçantë të vajzës 9-vjeçare, pas letrës që ajo i dërgoi Richard Branson - Business Magazine Albania

“Virgin Trains” krijon menunë e veçantë të vajzës 9-vjeçare, pas letrës që ajo i dërgoi Richard Branson


Amalie Bridge vajza 9 vjeçare u trajtua me një udhëtim shumë të veçantë në Londër nga “Virgin Trains” dhe Thames Rockets pasi ajo i shkroi Richard Branson disa sugjerime për një menu të re në “First Class”.

Menuja e Amelie, e cila përmbante milkshake me luleshtrydhe, gafore të gatuar, djathra të llojeve të ndryshme dhe një sallatë frutash u realizuan nga stafi i bordit të Virgin Trains.

Kam qenë me të vërtetë shumë e emocionuar për udhëtimin. Nuk kam ndalur së foluri për këtë tek miqtë e mi, të gjithë fëmijët në shkollën time e dinë këtë,” tha Amelie. “Unë zgjodha këtë menu, sepse ato janë të gjitha ushqimet e mia të preferuara. Mamaja ime gjithashtu e pëlqen gaforen. Me të vërtetë e pëlqeva shumë ushqimin. Ishin të gjitha shumë të shijshme!

Amelie udhëtoi së bashku me prindërit e saj dhe tre miq si mysafir të Administratores së Përgjithshme të “Virgin Trains” për Midlands, Natasha Grice, e cili tha: “Ne duam të marrim akoma më shumë letra si të Amelie. Ne e dimë se sa i rëndësishëm është ushqimi dhe pijet për klientët tanë, qofshin ata që udhëtojnë në First Class ose ata që përfitojnë nga dyqani jonë në bord.”

“Na pëlqejnë gjithashtu sfidat. Pra, ishte diçka e mrekullueshme sjellja e kësaj menuje e kërkuar nga Amelie si dhe gjykimi dhe reagimi i saj pas kësaj. Ndoshta duhet të mendojmë për të marrë mendimin e saj kur të nxjerrim menunë e re.”

“Për ata konsumatorë që nuk janë admirues të gaforreve, patateve të skuqurave apo djathrave të ndryshme, menuja jonë e Klasit të parë, duke përfshirë mëngjesin, vazhdon të jetë një hit i madh së bashku me gamën tonë të përmirësuar të ushqimit dhe pijeve që mund të gjenden në dyqanin në bord.”

Richard, babai i Amelie, ishte shumë i lumtur për përpjekjet e vajzës së tij. “Menuja i erdhi në mendje kur shkuam në një udhëtim ditor në Coventry. Amelias i pëlqente ideja për të patur një menu në bord dhe vendosi që ta bënte atë dhe t’ia dërgonte Richard Branson,” shtoi ai. “E gjithë kjo përvojë është shumë e veçantë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që ata kanë bërë për Amelie.”

 

 

 

burimi: virgin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0