"VETËM NË KOSOVË logoja e biznesit tim do të jetë në vendin e duhur!" - Business Magazine Albania

“VETËM NË KOSOVË logoja e biznesit tim do të jetë në vendin e duhur!”


Burim Zejnullahu: Biznesmen i suksesshëm në Liège të Belgjikës dhe pronar i sallonit modern të bukurisë ID´AL Coiffure.

Foto-sallon-1

Vendlindja: Fshati Banullë, Komuna e Lipjanit -Kosovë.

Mosha: 40 vjeç

Viti i lagimit nga Kosova: 12 dhjetor 1991

Fusha e expertizës: Stilist dhe flokëtar profesional.

1. Cila mendoni se ishte arsyeja kryesore që u larguat nga Kosova?

Arsyeja kryesore që jam larguar nga Kosova ishte mbyllja e shkollave nga policia serbe, dhuna ndaj të rinjve shqiptarë dhe perspektiva për një të ardhme më të mirë.

2. Na tregoni diçka më shumë për përvojat e tua të para si i huaj në Belgjikë dhe çfarë ka ndikuar më shumë te ju në zgjedhjet që keni bërë në jetë?

Isha i mitur 16 vjeçar kur jam larguar nga Kosova për të shkuar në Belgjikë, ishte shumë i vështirë integrimi, por falë vëllait tim Ylber Zejnullahut që kishte ardhur 8 muaj para meje e kisha pak më të lehtë.

E vetmja rrugë drejt punës dhe suksesit ishte shkollimi. Kështu që unë fillova menjëherë shkollën për flokëtar. Kam përfunduar 7 vite shkollë dhe jam perfeksionuar në këtë profesion.

3. Cila ishte puna juaj e parë dhe në cilin profesion?

Pas përfundimit të shkollës menjëherë jam angazhuar në një sallon të bukurisë ku kam punuar disa vite, pastaj kam punuar edhe në shumë sallone të tjera të njohura për të perfeksionuar profesionin të cilin e doja me zemër

4. Si ishte rrugëtimi juaj dhe integrimi në shoqërinë belge?

Rrugëtimi im në jetën profesionale në shoqërinë belge ishte i vështirë, por me punë dhe vullnet ishte gjithçka e mundur.

5. Na flisni pak më shumë mbi klimën e Biznesit në Belgjikë. A ka konkurrencë dhe a ka paragjykime mbi të qënit shqiptar i suksesshëm në Bruksel?

Pas një përvoje të gjatë në këtë profesion, vendosa që të hap biznesin tim, edhe atë me emër shqip ID´AL Coiffure që do të thotë: ID =Identitet dhe AL = Albanais, Identitet Shqiptar. Një sallon modern ku punoj me gruan time Ganimeten, e cila gjithashtu është një frizere dhe grimere me një përvojë shumëvjeçare dhe të shkëlqyeshme nga Kosova.

Në sallonin tonë kemi klientë nga të gjitha kombësitë: belgë, italianë, francezë, marokenë, turq, spanjollë, por edhe shumë shqiptarë, gjithashtu kemi edhe disa yje nga bota e sportit: lojtarë nga klubi i futbollit “Standardi” dhe nga televizioni “RTBF”.

Atmosfera në sallonin tim është e shkëlqyeshme me muzikë shqiptare, franceze dhe angleze.

Foto-Sallon-2-businessmag

Deviza që kemi në sallonin tonë është: “Floku i Juaj, profesioni ynë”.

Konkurrenca në këtë profesion është shumë e madhe, por përvoja profesionale, pjesëmarrjet në kampionate evropiane, puna, teknika, dhe konceptet e reja stilistike na bëjnë të dallohemi nga të tjerët.

Jam gjithashtu edhe krijuesi i konceptit më të ri në Belgjikë dhe Evropë: “L’Abonnement en Coiffure- Abonimi në Floktari”, që do të thotë që klientët tanë 40% janë të abonuar te ne për një periudhë 2 vjeçare.

Duke parë këtë sukses po mendojmë që në muajt e ardhshëm të inaugurojmë edhe hapjen e sallonit te dytë ID´AL 2.

6. Çfarë vlerësoni ju te vetja dhe çfarë vlerësojnë të tjerët te ju?

Tek vetja vlerësoj guximin, punën, dhe ambiciet për të ardhmen. Të tjerët tek unë vlerësojnë përkushtimin ndaj shërbimit profesional.

7. Çfarë ju ka motivuar më shumë në rrugën tuaj drejt suksesit?

Ku gjeni mbështetje në momente të vështira? Ajo çka më ka motivuar më shumë në rrugën drejt suksesit ka qenë Dashuria ndaj këtij profesioni. Kurse sa i përket mbështetjes, e kam nga bashkëshortja dhe njëkohësisht kolegia ime si edhe edhe nga familja.

Foto-cift1-businessmag

8. A njihni sipërmarrës të tjerë shqiptarë të cilët punojnë në Belgjikë? Kanë shqiptarët ndonjë karakteristikë të cilës mund t’i atribuohet suksesi në biznes?

Në Belgjikë ka edhe shumë biznesmenë të tjerë shqiptarë në të gjitha fushat: si për shembull në rregullim makinash, restorante, piceri, kafeteri, etj.

9. A jeni anëtar i Unionit të Bznesit Shqiptar në Belgjikë. Nëse, po çfarë pretendoni të arrini me këtë angazhim?

Tani për tani nuk jam anëtar i Unionit të Biznesit Shqiptar në Belgjikë, por kam pasur kontakte me zotin Amet Gjanaj, i cili më ka informuar për këtë, dhe shpresoj të bëhem anëtar shum shumë shpejt.

10. Kosova apo Shqipëria, a kanë vëmendjen tuaj si potenciale për investime? A është momenti tani apo ende nuk ka ardhur një moment i duhur për investime? Çfarë mendoni se mungon dhe çfarë mund të përmirësohet?

Para dy viteve kam tentuar të investoj në Kosovë në këtë sektor, por kushtet nuk janë ende të mira për investim. Nëse marr një shem bull, energjia elektrike dhe uji janë dy problemet kryesore që në profesionin tonë janë të domosdoshme. Ndërkohë shoh se në Kosovë janë ende problem.

Dëshira dhe ëndrra ime në të ardhmen është: Hapja e disa salloneve në Kosovë dhe Shqipëri, ku do të doja të sillja të gjithë profesionalizmin tim në vendlindje dhe…

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0