Veshjet “Zara” prodhohen në Patos - Business Magazine Albania

Veshjet “Zara” prodhohen në Patos


Nga godina të rrënuara dhe të lëna në mëshirë të fatit, sot janë ndërmarrje të suksesshme ku punësohen me qindra punëtorë. Njëra prej tyre është “Ndërmarrja Gjeofizike Patos” me sipërfaqe të përgjithshme 12.507 m2. Sot në këto ambiente, deri dje të braktisura, falë mbështetjes së biznesit përmes kontratës simbolike “1 Euro” operon shoqëria “Tur Tekstil” sh.p.k. Dy vite më parë e nisi aktivitetin duke punësuar 65 punonjës ndërsa sot numëron 320 punonjës.

Veshjet e qepura me logon “Made in Albania” shkojnë për tregjet gjermane, franceze dhe spanjolle. Disa prodhime të gjigandit të veshjeve ‘Zara’ qepen nga kjo kompani.

Ministrja Milva Ekonomi së bashku me deputetët Ervin Koci, Antoneta Dhima dhe kryetaren e bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj vizituan këtë kompani.

“Tur Tekstil”, tha ministrja Ekonomi, është një histori suksesi. “Përveç skemës së vënies në dispozicion të sipërfaqes për aktivitet me qira 1 Euro për 20 vjet, një mbështetje tjetër që ka marrë kjo kompani është mbështetja me fondin e punësimit. Këtu kanë ardhur dhe janë punësuar nga Fondi i Mbështetjes së punësimit 87 punonjës, 70 prej të cilëve janë bërë forcë pune në këtë industri. Këto mbështetje janë shumë të rëndësishme sepse e para; rrisin mundësinë që Shqipëria të prodhojë produktin e vet “Made in Albania” dhe të ketë një fuqi të madhe eksportuese në këtë lloj industrie dhe e dyta; të lehtësojë shumë edhe skemën e punësimit të rajonit ku padyshim vlerësohet roli që ka bashkia” u shpreh ministrja Ekonomi.

Eksportet shqiptare nënvizoi ministrja Ekonomi, në industrinë fasone, tekstile dhe lëkurë po t’i krahasojmë me vitin 2014, rritja në 2015 ishte 5%, ndërsa rritja në 2016 përkundrejt 2015 për periudhën Janar-Korrik është 21%”.

Kaner Altan, sipërmarrësi i kompanisë “Tur Tekstil” u shpreh: “Falënderoj shumë zonjën ministre dhe kryetaren e bashkisë për këtë vizitë. Ne duam që njerëzit të punojnë. Deri tani nuk kemi pasur asnjë problem. Sa më shumë punëtorë të punojnë me ne, aq më mirë është”.

Burimigazeta-shqip.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0