Vendosët objektiva? Mos ndaloni, por arrijini! - Business Magazine Albania

Vendosët objektiva? Mos ndaloni, por arrijini!


*Nga John Brandon, editor i INC.com

 

Çfarë ju ndihmon të arrini një objektiv?

Janë zakonisht zakonet dhe sjellja konsistente që zhvilloni gjatë kohës. Një nga mësimet më të vështira që kam mësuar është se ju mund të vendosni objektiva sa të doni, por derisa të përvetësoni zakone të mira, mund të mos i arrini ato.

Për vitin e kaluar, jam munduar të humbas disa paundë (njësi matëse 1 paund=0.3732 kg). Unë dua të ul peshën time deri në një masë më të shëndetshme. Nuk do të jem ndonjëherë i aftë të ndryshoj strukturën e kockës sime ose gjatësinë, por mund të ndryshoj peshën time duke u ushqyer më mirë dhe duke u ushtruar.

Objektivi im është të kem zakone të shëndetshme, jo vetëm të dobësohem. Testi i vërtetë është ai i fokusit.

Le të themi se vendosa një objektiv për të humbur 10 paundë në Prill. Kjo është padyshim e arritshme, dhe më jep një mënyrë për të testuar veten. Ndjej sikur jam produktiv, sepse vendos një objektiv, jo sepse e kam arritur ndonjë objektiv. Ndonjëherë, ne vendosim objektiva sepse është pjesa më e thjeshtë. Ne i themi vetes: “Nëse e vendos këtë objektiv, mbase mund ta arrij atë.” Dhe më pas ndihemi mirë me veten time për vendosjen e atij objektivi.

Ndërkohë, ne nuk ndryshojmë sjelljen tonë. Ne hamë një panine në mëngjes dhe shikojmë “The Walking Dead” në vend që të ecim në një pistë vrapimi. Jo mirë!

/Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Objektivi i vërtetë na shpëton. Është një ndryshim i përditshëm në sjellje që na drejton te suksesi. Ja ku duhet të fokusohemi vërtet. Është shumë e thjeshtë të përfshihemi në një vendosje objektivash.

E kam kuptuar këtë ndërsa kam qenë në dietë sepse është regjimi i përditshëm i të ngrënit në mënyrë të duhur dhe duke matur hapat që të çojnë drejt ndryshimit real. Unë nuk mendoj shumë rreth objektivit final. Unë mendoj rreth regjimit si një mënyrë për të arritur qëlimin. Në shumë mënyra, objektivi vjen më pas. Është konsistenca e sjelljes së mirë që funksionon, jo nesër ose javën e ardhshme. Nuk mund ta kontrolloj se çfarë ndodh javën e ardhshme gjithsesi, unë mund të kontrolloj vetëm vendimet që bëj tani.

Mbase ju nuk jeni dakord me mua. Ne të gjithëve na thuhet të vendosim objektiva. Nuk mund të arrini gjë nëse nuk keni një shënjestër. Por po sikur kjo të jetë pjesë vetëm e përgjigjies? Unë besoj se vendosja e objektivave nuk është aq e rëndësishme në arritjen e suksesit sa mendojmë ne.

Ju mund të thoni “Unë dua të bëj një milionë dollarë,” por deri në momentin që nuk keni vendosur të punoni më shumë, i ngjan një ëndrre. Ju mund të thoni “Dua të humbas 10 paundë” dhe më pas të përpini një picë të tërë. Objektivi është një iluzion.

Karriera ime në të shkruar ka pasur ulje e ngritje ndër vite. Por suksesi qëndron vërtet te këmbëngulja, një qëndrim i arritjeve, që thotë, “Sot do të kërkoj më shumë, sot do të përfundoj atë redaktimin dhe sot do t’i kërkoj pak më shumë shtysë vetes.” Objektivat dhe ëndrrat janë ndonjëherë të padëshifrueshme nga njëra-tjetra. Por zakonet e përditshme kanë jetë dhe gjymtyrë. Ato ekzistojnë në të tashmen. Ato mund të ekzistojnë nesër. Nëse zgjasin me javë dhe muaj ose vite, do të shihni që do t’ia dilni.

Ajo që bëni tani, sot, përcakton se si do të arrini çfarëdolloj objektivi që keni në mendje.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0