Vendi i parë në botë pa Covid - Business Magazine Albania

Vendi i parë në botë pa Covid

Dr. Diego Gonzales Rivas është një kirurg spanjoll që këtë javë ka qenë dëshmitar i gjallë se si normaliteti është kthyer në Uzbekistan. Vendi me 33 milion banorë nuk mbajnë maska, mblidhen nëpër restorante dhe organizojnë festa pa rrezik për t’u infektuar. Në një intervistë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE para se të kthehej në Spanjë, Dr. Gonzales Rivas e përshkruan gjendjen e përjetuar në vendin me 33 milionë banorë si të befasishme, shumë kurioze dhe të çuditshme në të njëjtën kohë.

“Ishte një surprizë, shumë kurioze dhe shumë e çuditshme. E kuptova që këtu nuk ka virus Corona, por ta përjetosh këtë situatë ishte diçka tronditëse dhe mu deshën dy ditë për t’u përshtatur”, rrëfen ai.

Qytetarët uzbekë janë të lirë nga virusi Corona për shkak të “imunitetit të masës”. “Kam biseduar me kolegët e mi mjekë dhe ata besojnë se arsyeja se përse nuk ka asnjë problem është fakti që niveli i infektimeve ka arritur deri në 60-70% të popullsisë”, thotë Dr. Gonzales Rivas.

Por edhe pse tani ata bëjnë një jetë plotësisht normale, vendi u godit shumë rëndë nga pandemia në periudhën mes marsit dhe prillit të 2020-ës. Situata u bë shumë kritike si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe për nga ai i të vdekurve, por që nga shtatori i vitit i të kaluar u arrit “imuniteti i masës” që vazhdon të jetë prezent edhe tani.

Mjeku spanjoll deklaroi për agjencinë EFE se përvoja e përjetuar ishte marramendëse, pasi siç thotë ai, “nuk di që ndonjë vend tjetër ta ketë arritur imunitetin e masës në këtë mënyrë. Njerëzit nuk kanë më infeksione, në spitale nuk pranohen pacientë të rinj, pra nuk ka raste infektimi”. Kur e kishte planifikuar vizitën e tij në Uzbekistan, nuk e kishte menduar se do të rridhte gjithçka në këtë formë. “E gjithë gjendja ta tërheq shumë vëmendjen dhe ç’ është e vërteta ditët e para nuk më besohej, madje e mbaja edhe maskën nga frika, por kolegët e mi mjekë më thonin që ta heq sepse nuk ka nevojë. Dhe përfundimisht e hoqa”.

LEXO: Zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

Një tjetër aspekt kyç për suksesin uzbek, sipas kirurgut spanjoll, janë kontrollet e rrepta para hyrjes në këtë shtet, ngase përveç që duhet të kesh një test PCR me rezultat negativ të kryer nga vendi i nisjes, në aeroport të pret një staf profesional që të kryen edhe një test të ri para se të të lejojnë të hysh përfundimisht në vend.  Kontrolli në kufi është për të gjithë udhëtarët, nga ku vijnë, kështu që formohen radhë të gjata në aeroport derisa të kalojnë kontrollin e PCR dhe të marrin konfirmimin nga shërbimi mjekësor që personi që dëshiron të hyjë në vend është pa sëmundje dhe në gjendje sanitare për të udhëtuar lirshëm.

Në rast se pasagjerët testohen pozitivisht “ata ju çojnë në karantinë”, shpjegoi mjeku, i cili tashmë ka marrë dozën e parë të vaksinës; Rivas shpjegon se “frika ime, gjatë udhëtimit, është se mund të infektohem në aeroplan, por duket se jo”, tha ai i lehtësuar.

Pasi vendi e ka arritur “imunitetin e masës”, autoritetet vendase nuk e kanë prioritet të vetin sigurimin e vaksinës apo planifikimin e shpërndarjes së saj. “E marr me mend që dikur edhe do ta bëjnë, por për momentin pasi njerëzit kanë boll anti-trupa, ata konsiderojnë se popullata është e mbrojtur”, tha kirurgu Diego Gonzales Rivas.

EL DIARIO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0