Zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s - Business Magazine Albania

Zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

Shkurti është zakonisht muaji që shënon kulmin e sezonit të gripit, periudhë kur qendrat shëndetësore dhe spitalet mbushen plot me pacientë. Por jo këtë vit. Praktikisht në Shtetet e Bashkuara gripi është zhdukur. Të dhënat që vijnë janë në nivele shumë më të ulëta se gjithçka që është shënuar ndër dekada.

Ekspertët thonë se masat e vendosura për të shmangur koronavirusin siç janë vendosja e maskave, distancimi fizik dhe mësimdhënia në distancë janë disa faktorë të rëndësishëm në parandalimin e një “twindemic” një epidemie e pandemie të dy sëmundjeve të ndryshme (gripit dhe COVID-19) që ndodhin në të njëjtën kohë.

Ekspertët thonë se mund të ketë ndihmuar edhe nxitja që u bë për një vaksinim kundër gripit në masë sikurse ulja e numrit të personave që udhëtojnë. Koronavirusi në thelb e ka “mundur” gripin e viruse të tjera që janë më të zakonshme në vjeshtë dhe dimër. Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht mekanizmin që qëndron pas kësaj. Por sipas doktor Arnold Monto, ekspert në Universitetin e Miçiganit kjo është e njëjta gjë që ndodh me atë çka vihen re kur variante të caktuara të gripit mbizotërojnë mbi të tjerët.

Lynnette Brammer e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se në shkallë kombëtare “ky është sezoni me numrin më të ulët të rasteve me grip që kemi regjistruar”, sipas një sistemi mbikëqyrjeje që është rreth 25 vjeçar.

Në Qendrën Mjekësore Maine në Portland, spitali më i madh i këtij shteti, doktor Nate Mick, kreu i departamentit të urgjencës thotë se “këtë dimër ka patur zero raste të dokumentuara të gripit”. Po kështu në kryeqytetin e Oregonit, në Spitalin Salem, nuk kanë regjistruar asnjë rast me grip.

“Kjo është një gjë shumë e mirë”, thotë doktoreshë Michelle Rasmussen.

Shifrat janë të habitshme duke marrë parasysh se gripi ka qenë prej kohësh kërcënimi më i madh në vend nga një sëmundje infektive. Në vitet e fundit regjistroheshin 600 mijë deri 800 mijë shtrime vjetore në spital si pasojë e gripit dhe 50 deri 60 mijë vdekje. Në të gjithë globin, prekja nga gripi ka qenë në nivele shumë të ulëta sikurse në Kinë, Evropë dhe gjetkë në Hemisferën Veriore. Kjo pason njoftimet për raste të pakta në Afrikën e Jugut, Australi dhe vende të tjera gjatë muajve të dimrit.

Por situata natyrisht ka qenë ndryshe për sa i takon koronavirusin, i cili u ka marrë jetën më shumë se 500 mijë njerëzve në Shtetet e Bashkuara që prej fillimit të pandemisë. Infeksionet e reja si dhe numri i vdekjeve arriti nivele të reja rekord në dhjetor dhe janar, para se të pësonin rënie.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0