Ekonomitë e G20-ës pësuan rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2020, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
OECD tha se për zonën e G20 si një e tërë, PBB ra me një rekord 6.9%, rënie më e madhe se 1.6% e regjistruar në tremujorin e parë të 2009-ës, në kulmin e krizës financiare.
“Kina ishte i vetmi vend i G20-ës që paraqiti rritje me 11.5% në tremujorin e dytë të vitit 2020, duke reflektuar fillimin e hershëm të pandemisë në këtë vend dhe rimëkëmbjen pasuese”– vuri në dukje organizata. PBB ra më dramatikisht me 25.2% në Indi, e ndjekur nga Britania e Madhe me 20.4%, ndërsa tkurrja ishte më pak e theksuar në Korenë e Jugut dhe në Rusi, me 3.2% në të dy vendet.
Lexoni: YouTube lançon Shorts, rivalin e TikTok për video të shkurtra
Në tre mujorin e dytë, Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është tkurrur me 9.7%, ekonomia e Kanadasë me 11.5% dhe ekonomia e Britanisë 20.4%. Ndërkohë, PBB nga viti në vit në zonën e G20-ës ra me 9.1% në tremujorin e dytë të vitit 2020, pas një tkurrjeje prej 1.7% në tremujorin e mëparshëm.
Midis ekonomive të G20-ës, Kina regjistroi rritjen më të lartë vjetore (3.2%), ndërsa India regjistroi rënien më të madhe vjetore (minus 23.5%).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto