Business Magazine Albania

Veliaj fton fëmijët të bëhen pjesë e ‘Show-t të robotëve’ në Zoo Park Tirana

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton prindërit që të dërgojnë fëmijët e tyre në “Shown e robotëve” në Zoo Park Tirana, një hapësirë fantastike ku të vegjlit mësojnë më shumë për insektet; për ndërtimin e trupit të tyre, funksionin e antenave, për “syrin spiun” dhe se si robotika ka imituar lëvizjen e insekteve.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton prindërit që të dërgojnë fëmijët e tyre në “Shown e robotëve” në Zoo Park Tirana, një hapësirë fantastike ku të vegjlit mësojnë më shumë për insektet; për ndërtimin e trupit të tyre, funksionin e antenave, për “syrin spiun” dhe se si robotika ka imituar lëvizjen e insekteve.

Lexo edhe: Regjistrimet në klasë të parë/ Aplikimi në e-Albania deri më 30 qershor

“Për një eksperiencë ndryshe, çdo të shtunë në 10:00 deri në 11:00, sillni fëmijët te Zoo Park Tirana”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka nisur një projekt ambicioz për transformimin e Piramidës në Qendrën e Inovacionit. Piramida nuk do të jetë vetëm hapësira  e teknologjisë së informacionit, por edhe një stacion i turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin.

Po ashtu Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0