UPLIFT HAP THIRRJEN PËR STARTUPET E BALLKANIT PERËNDIMOR - Business Magazine Albania

UPLIFT HAP THIRRJEN PËR STARTUPET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor gradualisht po afrohen çdo ditë e më shumë me ekonomitë Perëndimore, dhe një rol të veçantë në këtë cikël ka luajtur padyshim sipërmarrja digjitale.

Me një rritje GDP-je prej 3.8% vitin e kaluar nga Raporti Global Competitiveness, Ballkani Perëndimor ka ngushtuar hendekun me ekonomitë Perëndimore ndërsa problemet me të cilat përballen mbeten sfiduese.

Tharja e trurit apo madhësia e vogël e tregjeve janë prej pengesave që thuajse çdo startup në Ballkanin Perëndimor duhet ti kapërcejë pa harruar mungesën e financimit dhe rolin pasiv të startupeve. Ende kjo nuk ka penguar jo vetëm startupet Shqiptare të kërkojnë shanse të reja por as ekosistemin të sigurojë mundësi të reja.

Uplift Western Balkans, akseleratori i parë i startupeve themeluar në Shqipëri, është një prej perspektivave më premtuese për startupet e Ballkanit Perëndimor. Përgjatë tre viteve të fundit startupet e Uplift Western Balkans kanë gjetur mundësi përtej kufijve. Lëvizje të tilla nga sektori privat por edhe publik në Ballkanin Perëndimor kanë marrë përsipër një mision të vështirë, të identifikojnë shpresë dhe mundësi.

Lexo: PËRFITO NGA ÇMIMI I HERSHËM I SHITJES SË BILETAVE – KONVENTA “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”

Akseleratori i startupeve Uplift Western Balkans vjen këtë vit me një bashkëpunim mes ICTSmedia në Shqipëri, Venture Up në Kosovë, Ican në Maqedoni, partnerit Sllovak SOVVA dhe mbështetjen financiare të SlovakAidEU for InnovationSwissEPHuawei, Albvision, Banka Credins, Universiteti i Evropës Juglindore, ICTSlab, EY dhe Bashkia Tiranë janë partnerë të këtij programi.

Uplift Western Balkans nis programin e akselerimit zyrtarisht më 6 Nëntor. Startupet do të aplikojnë deri në afatin e fundit që është data 24 Shtator.

Uplift Western Balkans

Një listë e ngushtë e startupeve do të kalojë në Selection Bootcamp që do të organizohet në Kosovë më 1-2 Tetor, Maqedoninë e Veriut 8-9 Tetor dhe Shqipëri 15-16 Tetor. Është Selection Bootcamp procesi që përcakton startupet të cilat do të ndjekin programin 4-mujor të akselerimit.

Gjatë këtij programi startupet do të navigojnë përmes sfidave me të cilat përballen dhe mundësi që i presin në të ardhmen. Uplift Western Balkans për startupet është një mundësi për të marrë mentorim, krijuar lidhje e rrjetëzim, siguruar investim dhe rritur kapital.

Ata do të njihen me disa prej praktikave më të mira, të mentorohen nga prej prej ekspertëve më zë të Evropës, të prezantojë përpara investitorëve dhe kompanive të shumta që do të shoqërojnë Uplift Western Balkans deri në përmbyllje të programit të akselerimit.

Uplift mbështet startupet duke i ndihmuar ata të mësojnë rreth modelit të biznesitzhvillimit të produktitstrategjive të shitjes dhe marketingutinteligjencës së biznesit, të fitojnë aftësi prezantuese, njohuri financiare dhe ligjore dhe të sigurojnë investime.

Lexo: Prezantohet Programi i Hoxton Academy në një takim të hapur

Programi Bridge2EU përzgjedh sipërmarrës të rinj të Uplift Western Balkans të cilët do të ndjekin një program studimor në vende të ndryshme të Evropës.

Përmbyllja e programit të akselerimit do të bëhet me Demo Day në 17 Janar 2022. Startupet do të marrin shpërblime 5,000-10,000 euro ndërsa supriza, mbështetje, shpërblime, dhe mundësi për të rritur investime deri në 50,000 euro për startupet e tjera pjesëmarrëse.

Më 15 Shtator një sesion informimi do të organizohet në kuadër të Uplift Western Balkans pranë qendrës Destil Creative Hub në Tiranë ndjekur nga sesione të ngjashme në Venture UP Prishtinë dhe Ican Gostivar më 17 Shtator. Të rinjtë do të jenë të ftuar të prezantojnë idetë e tyre sipërmarrëse në një eveniment hibrid me pjesëmarrje fizike dhe virtuale.

Programi i akselerimit Uplift organizohet për vitin e 3-të me radhë në zbulim të potencialit sipërmarrës të startupeve të Ballkanit Perëndimor dhe ka shërbyer si një urë lidhëse mes hendeqeve të shumta që startupet duhet të kapërcejnë.

Edhe pse sfidat i tharja e trurit, mungesa e infrastrukturës apo mundësitë dhe financimet e kufizuara mbeten për tu kapërcyer, themelet ku mbështetet ekosistemit i startupeve në Ballkanin Perëndimor janë shpresëdhënëse.

Apliko këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0