Prezantohet Programi i Hoxton Academy në një takim të hapur - Business Magazine Albania

Prezantohet Programi i Hoxton Academy në një takim të hapur

Hoxton Academy mbajti takimin e parë me të gjithë aplikantët pasditen e 9 shtatorit në ambjentet e Coolab. Një takim i hapur në të cilin ishin të ftuar të gjithë të interesuarit të cilët deri më tani kishin dëgjuar për Hoxton Academy dhe kishin krijuar pikëpyetjet e tyre rreth saj.

Hoxton Academy është një projekt i sjellë në Shqipëri nga Kushtrim Shala dhe Geri Cupi, falë një partneriteti mes Twig dhe ICTSMedia, i cili mban në vetvete misionin e krijimit të një gjenerate të re të inxhinierëve të Software-it në Shqipëri. 

Për 6 muaj, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit deri në 6 të darkës, 30 aplikantët të cilët do të pranohen në Hoxton, do të marrin gjithë dijet e nevojshme dhe do të testohen vazhdimisht, me pjesmarrjen profesorëve të cilët kanë trajnuar inxhinier të kompanive të mëdha si: Apple, Google dhe Microsoft, për t’u bërë Full Stack Developers. 

Kushtrim Shala thekson se në fund të 6-mujorit, vetëm aplikantët të cilët do të jenë mjaftueshëm të përkushtuar, do të punojnë fortë dhe do të arrijnë të kalojnë sfidat e programit do të mund të fitojnë kontratën 2-vjeçare me kompanitë të cilat sponsorizojnë trajnimin e tyre. 

Procesi i përputhjes midis kompanive dhe aplikantëve të cilët përfundojnë trajnimin do të jetë i totalisht rastësor. Në fund të trajnimit, aplikantët do të rradhisin kompanitë sponsor në bazë të preferencave dhe kompanitë nga ana tjetër do të rendisin aplikantët dhe gjithë përputhja do të bëhet përmes një algoritmi specifik. 

Lexo: PËRFITO NGA ÇMIMI I HERSHËM I SHITJES SË BILETAVE – KONVENTA “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”

Të pyetur nga të ftuarit, drejtuesit shpjeguan se programi funksionon 99% të kohës online dhe mund të ndiqet totalisht nga rehatia e shtëpisë. Leksionet do të regjistrohen dhe secili do të marrë një kopje të tyre në fund të ditës. 

-“Kjo është një mundësi e artë për të krijuar karrierën tënde në fushën e teknologjisë dhe do t’ju ndryshojë jetën.”, – shprehet Geri Cupi.

Gjithcka që ju duhet për të aplikuar është dëshira për të mësuar, për të ndarë gjërat në pjesëza dhe për të menduar në mënyrë kritike. Momentalisht 300 persona kanë aplikuar dhe aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 14 Shtator. 

Një ndër sponsorat e këtij trajnimi u bë evident në këtë takim dhe ai ishte Genti Selenica, themelues i Baboon, i cili u shpreh se e kishte pëlqyer menjëherë nismën dhe kishte pranuar të financonte trajnimin e pesë studentëve për t’i rekrutuar më pas në kompaninë e tij.

Lajmi i mirë që u dha në takim ishte se ky trajnim do të ishte i pari që do të hapte rrugën për shumë të tjerë në vijim, ndaj nëse nuk mundeni të aplikoni mos i humbni shpresat, në periudhën Mars-Prill pritet të fillojë trajnimi i grupit të dytë të programuesëve. 

Apiko deri në datën 14 Shtator këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0