PËRFITO NGA ÇMIMI I HERSHËM I SHITJES SË BILETAVE - KONVENTA "SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT" - Business Magazine Albania

PËRFITO NGA ÇMIMI I HERSHËM I SHITJES SË BILETAVE – KONVENTA “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”

Është hapur zyrtarisht procesi i shitjes së biletave për Konventën e IV-të: SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT. 

Konventa do të mbahet më 23 Tetor 2021, e cila do të organizohet në dy forma: live dhe online. Ju takon juve të bëni përzgjedhjen se si dëshironi të na bashkoheni këtë vit. Konventa do të mbahet në Golden Imperial në Prishtinë. Spikerët dhe temat që do të trajtohen do të iu ndihmojnë në aftësimin personal dhe profesional si dhe në përgatitjen tuaj në fushën e ndërmarrësisë. 

Këtë vit kemi dy lloje të biletave: 

  1. Çmimi i biletës për prezencë LIVE në event është nga 125.00 € në 67.00 € (Early Booking);
  2. Çmimi i biletës për pjesëmarrje ONLINE është nga 65.00 € në 37.00 € (Early Booking). 

Nëse dëshironi të përfitoni akoma më shumë, ateherë mund të përfitoni ekstra zbritje nga biletat grupore 5% apo 10 %, në varsi të numrit të personave përbërës të grupit. Numri i vendeve për prezencë LIVE është i limituar!!!

Sipas masave të lejuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me Kartonin shëndetësor, i cili na ndihmon në verifikimin e vaksinimit tuaj, ose PCR testin e vlefshëm sipas masave të lartë-përmendura. Në rast se masat ndryshojnë dhe kufizohemi më shumë, duke mos u lejuar vijimi në sallë për ndjekje të Konventës, atëherë ata që kanë paguar biletë LIVE, do të fitojnë EKSTRA një biletë shtesë falas për ndjekje Online të eventit dhe materialet e tjera të Konventës me postë. 

Nxitoni të bëni rezervimin e vendit tuaj, duke plotësuar formularin

Kontaktoni në: 

049 893 693 apo 049 893 888

suksesieshteqellimiyt@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0