UNO Robotics: "Si e kthyem pasionin tonë në një startup premtues" - Business Magazine Albania

UNO Robotics: “Si e kthyem pasionin tonë në një startup premtues”

UNO Robotics: "Si e kthyem pasionin tonë në një startup premtues"

Në vitin e fundit të studimeve në Institutin “Harry Fultz”, një grup të rinjsh, Marlin Nano; Daniel Bundo; Leart Qefalia; Frajdi Zyla,  të pasionuar për teknologjinë krijuan një bashkëpunim të veçantë në Klubin e Robotikës. Me kalimin e kohës, puna e tyre filloi të fitonte një drejtim të qartë, dhe nga ky bashkëpunim lindi grupi “UNO”. Fillimisht, ishte një projekt që bazohej në kuriozitetin dhe dëshirën për të mësuar, por shumë shpejt kjo ide u kthye në diçka më të madhe – një startup i mirëfilltë i quajtur UNO Robotics. Suksesi nuk erdhi papritur, por ishte rezultat i punës së vazhdueshme dhe sfidave të shumta që ata përballuan që nga krijimi i grupit.

Një nga sfidat më të mëdha për ekipin ishte vendimi për të vazhduar punën së bashku edhe pas përfundimit të studimeve të mesme. Shumë prej tyre kishin plane për të vazhduar shkollimin jashtë vendit, gjë që do të kishte ndërprerë çdo mundësi për të vazhduar këtë iniciativë. Por, për fat të mirë, të gjithë anëtarët e grupit vendosën të qëndronin në Shqipëri dhe të kthenin UNO Robotics nga një projekt studentor në një biznes të mirëfilltë që synon të revolucionarizojë industrinë teknologjike në Shqipëri dhe përtej saj.

UNO Robotics nuk është thjesht një startup i zakonshëm. Ata janë të përqendruar në krijimin e produkteve inovative që përdorin teknologjitë e avancuara të robotikës dhe IoT (Internet of Things) për të ofruar zgjidhje të personalizuara për bizneset. Në një treg si ai i Shqipërisë, ku këto teknologji janë ende të panjohura për shumë industri, sfidat janë të shumta. Por kjo, për ekipin e UNO Robotics, nuk është një pengesë, por një mundësi për të eksperimentuar dhe për të marrë përshtypje të vlefshme që i ndihmon të përmirësojnë produktet e tyre.

Një nga projektet më të suksesshme deri më tani ka qenë krijimi i një sistemi IoT për një klient, ku u instaluan sensorë të shumtë në objekte të ndryshme për të mbledhur të dhëna në kohë reale. Përmes këtij sistemi, klienti arriti të dallonte difekte dhe të shmangte rreziqe të mundshme, duke rritur efikasitetin e pajisjeve që po monitoroheshin. Ky projekt është një nga ato raste ku teknologjia e avancuar ka bërë një ndryshim të madh në përditshmërinë e një biznesi.

Lexo edhe:Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri Cassini Hackathon

Një tjetër sfidë që UNO Robotics përballoi me sukses ishte automatizimi i një pajisjeje industriale për ngrohje-ftohje. Ky projekt kërkoi shumë mendim krijues dhe zgjidhje inovative, duke i shtyrë anëtarët e ekipit të dalin jashtë kufijve të zakonshëm të përditshmërisë dhe të përballojnë sfidat me guxim dhe kreativitet.

Synimet e ardhshme të UNO Robotics janë ambicioze. Ata po punojnë për zhvillimin e projekteve në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë IoT, duke synuar që produktet e tyre të jenë të përshtatshme për tregje më të mëdha ndërkombëtare. Ekipi është fokusuar fuqimisht në kërkim dhe zhvillim, duke investuar në teknologjitë më të fundit për t’u siguruar që produktet e tyre janë konkurruese dhe inovative.

Për të rinjtë që ëndërrojnë të krijojnë një startup në fushën e teknologjisë, mesazhi i UNO Robotics është i qartë: pasioni dhe dëshira janë vetëm fillimi. “Pasioni dhe dëshira nuk mjaftojnë për të arritur një qëllim të madh,” thonë ata. “Duhet durim, përkushtim dhe sakrificë çdo ditë. Më e rëndësishmja, duhet të jeni të vetëdijshëm për qëllimet tuaja dhe t’i analizoni ato me kujdes për të kuptuar pse po ndiqni një rrugë të caktuar.”

UNO Robotics është një startup që dëshmon se, me punë të palodhur dhe vizion të qartë, edhe një grup të rinjsh mund të ndërtojnë një biznes që synon të bëjë revolucionin e ardhshëm në industrinë teknologjike në Shqipëri dhe më gjerë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0