Udhëheqësit emocionalisht inteligjentë i trajtojnë punonjësit si të rritur, jo si fëmijë - Business Magazine Albania

Udhëheqësit emocionalisht inteligjentë i trajtojnë punonjësit si të rritur, jo si fëmijë

Udhëheqës

Drejtoni me ndjeshmëri dhe punonjësit tuaj do t’jua kthejnë favorin

NGA TOMMY MELLO

Kolegu im u vonua disa orë në punë. Ai doli një natë më parë dhe festoi pak si shumë. Padyshim që, shefi e thirri atë. Gjëja e parë që i tha ishte: “Je vonë për punë”.

Ai mendoi se do të qortonte. Por, shefi nuk e bëri. Gjithçka që i tha ishte: “Pse nuk mendon që më përpara dhe marrësh një ditë pushimi. Sigurohu që në të ardhmen të më njoftosh kur do të vonohesh. Nuk e kam problem që të marrësh pushim.”

Në vend që ta qortonte si shumë menaxherë apo drejtues të tjerë, ai e trajtoi si një të rritur.

Në vend të udhëheqjes, shumë liderë bëjnë si prindër të këqinj.

Ata përfundojnë duke disiplinuar punonjësit e tyre. Duke i trajtuar ata si fëmijë. Vetëm mendoni se çfarë u tha Mark Zuckerberg punonjësve të tij:

“Në kompani, ndoshta ka një numër njerëzish që nuk duhet të jenë këtu”.

Lexo: 3 Strategji për të kapërcyer sindromën e mashtruesit dhe për ta kthyer atë në forcën tuaj më të madhe

Si mund të motivojë kjo fjali dikë që të jetë një superstar në punë, e lëre më të qëndrojë në kompani në kohë të vështira?

Mos më keqkuptoni – duhet të jeni të sinqertë me punonjësit tuaj. Por, të flasësh me punonjësit, t’i trajtosh ata me mungesë respekti, të mos pranosh punën e tyre të palodhur – kjo është thjesht një udhëheqje e dëshpëruar.

Jo vetëm që do të vrisni motivimin e punonjësve tuaj, por gjithashtu me kalimin e kohës do të shkatërroni kulturën e kompanisë tuaj. Liderët e mëdhenj nuk i “disiplinojnë” punonjësit e tyre. Ata i trajtojnë punonjësit e tyre me respekt dhe dashuri. Ata zhvillojnë biseda mes të rriturish. Kjo është e rëndësishme për një arsye të thjeshtë.

Njerëzit qëndrojnë kur ndihen të vënë re

Kur ata mendojnë se janë të njohur. Kur ata mendojnë se kanë rëndësi. Pra, nëse doni të jeni një udhëheqës i lartë, këtu janë disa gjëra që nuk duhet t’u thoni kurrë punonjësve tuaj:

·      Ju duhet të bëni një plan për përmirësimin e performancës

·      Ju nuk do ta keni më këtë pozicion

·      E keni përkeqësuar situatën

·      Është problemi juaj

Vetëm mendoni se si do të ndiheshit nëse do t’ju thonin ndonjë nga këto gjëra në fytyrë.

Ja çfarë të thuash në vend të kësaj:

·      Vlerësoj që jeni pjesë e rritjes këtu.

·      Vlerësoj që jeni pjesë e familjes sonë.

·      Ju keni shumë rëndësi për këtë kompani

·      Le ta kuptojmë këtë së bashku

·      Le të ëndërrojmë së bashku

Ajo që mund të jetë e paharrueshme për një punonjës do të jetë shumë e pakëndshme për një tjetër. Kjo është arsyeja pse rekomandoj të shikoni 5 Gjuhët e Vlerësimit në Vendin e Punës. Rekomandoj gjithashtu të telefononi ose të takoheni me punonjësin tuaj një për një, në mënyrë që t’i tregoni personalisht se sa të mrekullueshëm janë.

Çfarëdo që zgjidhni të thoni, mbani mend këtë:

Çdo bisedë që bëni me punonjësit tuaj duhet të jetë një kujtesë se ju interesoheni për ta. Kur ndihen të kujdesur, ata do të duan të fitojnë në punët e tyre. Dhe kur ata fitojnë, ju fitoni. Kjo është ajo që nënkupton udhëheqja e vërtetë.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0