Në letrën drejtuar aksionerëve,CEO i Uber Dara Khosrowshahi thotë se, “kompania është ende në fillimet e saj kur është fjala për industri të mëdha si ushqimi dhe logjistika”. Lyft, thotë se është përqëndruar vetëm në transortin e konsumatorëve. Uber dhe Lyft janë në ballë të formimit të së ardhmes së transportit, infrastrukturës së qytetit. Por, puna e tyre për t’u bërë publike tregon se dy kompanitë kanë kohë që kanë pasur qasje dhe ambicie të ndryshme.
Lyft vendosi t’i japë fund pronësisë së makinave, kryesisht në Shtetet e Bashkuara duke u zhvendosur në një transport alternativ. Uber po punon gjithashtu për të përmirësuar dhe për të përfituar nga lëvizja e njerëzve dhe produkteve në vende të botës.
Për të ndihmuar në shpjegimin e ambicieve të ndryshme të Uber, kompania ka krahasuar në mënyrë të përsëritur veten me Amazon, e cila filloi duke shitur libra para se të zgjerohej me një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh. Në dosjen e saj, kompania madje përmend Amazon si një konkurrent, veçanërisht për biznesin e tij Uber Eats. Lyft nuk e përmend Amazonin si një konkurrent në asnjë kontekst.
Por, investimet e Uber-it në disa raste kanë devijuar shumë larg nga transporti. Kompania thuhet se po teston një shërbim të personelit me kërkesë të quajtur Uber Works. Kohët e fundit, Uber filloi testimin e një programi për të marrë me qera hapësirën e kuzhines në restorante, si pjesë e shërbimit të saj të dërgesës. Uber u zgjerua me shpejtësi në disa kontinente dhe investoi në makinat pa shofer, dërgesat e vakteve dhe transportin e mallrave, gjithashtu testoi dhënien e produkteve të dyqanit të komoditeteve. Në anën e produktit të transportit, Uber ka hulumtuar një gamë më të gjerë opsionesh të transportit sesa Lyft, duke përfshirë anijet, helikopterët dhe makinat fluturuese. Uber Eats është një biznes miliarda dollarësh. Ai krijoi rreth 1.5 miliardë dollarë në vitin 2018, nga 587 milionë dollarë më parë, sipas regjistrimit.
Lexo: Rënia dhe shkëlqimi i kompanisë Lyft
Por, zgjerimi i investimeve rrezikon “përzierjen e ujërave” për investitorët e tregut publik që po përpiqen të kuptojnë biznesin e Uber dhe si ta vlerësojnë atë siç duhet, sipas Kathleen Smith, drejtore kryesor në Renaissance Capital. “Kompleksiteti nuk ndihmon në vlerësim,” tha ajo.
Uber raportoi humbjen e 1.8 miliardë dollarë në vitin 2018, ndërsa Lyft humbi gati 1 miliard dollarë në të njëjtin vit. “Uber ka hyrë në më shumë biznese dhe më shumë tregje sesa Lyft, sepse gjithmonë ka pasur shumë para për të investuar,”- tha Hubert Horan, një konsulent i pavarur i transportit, i cili ka qenë kritik i zëshëm i Uberit dhe Lyft.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.