U pushua nga puna por mjaftoi një email i thjeshtë që të rifitonte vendin e saj - Business Magazine Albania

U pushua nga puna por mjaftoi një email i thjeshtë që të rifitonte vendin e saj

Barbara Corcoran, biznesmene amerikane e cila prej 14 vitesh është e njohur edhe prej serialit televiziv “Shark Tank”, përjetoi makthin më të keq kur sapo gjeti punën e saj të ëndrrave iu anullua oferta.

Përpara se të transmetohej sezoni i parë i “Shark Tank” në vitin 2009, sekretarja e një producenti kontaktoi me Corcoran dhe i kërkoi të bëhej pjesë e shfaqjes. Ajo e nënshkroi kontratën menjëherë, por një javë përpara se të fillonte spektaktli, Corcoran mori një telefonatë ku i thanë se producentët kishin vendosur ta zëvendësonin me një tjetër.

Por Corcoran nuk e pranoi refuzimin.

“Isha në siklet. U thashë të gjithë miqve të mi, ‘unë do të shkoj në Hollywood’,” – tha Corcoran, – kështu që u ula dhe u shkrova një email ku u thashë: “Keni bërë një gabim”.

Ajo shtoi se email-i ishte i shkurtër dhe kërkonte që producentët të ftojnë të dy konkurrentet në një përballje për vendin e punës.

Lexo:5 hapa për të shkruar një biografi profesionale 

Producentët jo vetëm që e pranuan kërkesën e saj, por i rikthyen edhe vendin e punës. Tashmë prej 14 sezonesh ajo është investitore në “Shark Tank”.

Shark Tank është një serial televiziv amerikan i cili shfaq sipërmarrësit para një paneli prej pesë investitorësh të quajtur peshkaqenë, të cilët vendosin nëse do të investojnë në kompanitë e tyre.

Seriali ka qenë një sukses në kohën e tij, duke fituar çmimin Primetime Emmy katër herë. Ai fitoi gjithashtu edhe çmimin për Programin e Realitetit të Jashtëzakonshëm. Tiranapost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0