TWO Q: Rrjeti që ul kostot e trajnimeve deri në 80% dhe certifikon stafin e mikpritjes me standarde europiane - Business Magazine Albania

TWO Q: Rrjeti që ul kostot e trajnimeve deri në 80% dhe certifikon stafin e mikpritjes me standarde europiane

Industria e mikpritjes në Shqipëri po përballet me sfida të mëdha për të arritur standarde konkurruese me tregjet europiane. Një ndër pengesat kryesore për zhvillimin e sektorit është mungesa e trajnimeve të vazhdueshme dhe kualifikimeve të certifikuara për profesionistët e turizmit. TWO Q, një rrjet inovativ i krijuar nga Fortis Group dhe Elite Travel Group, sjell një zgjidhje të re për këtë sfidë, duke ulur kostot e trajnimeve deri në 80% dhe duke ofruar kualifikime sipas standardeve europiane.

Për ta prezantuar rrjetin ku ju do të bëheni pjesë, me një model të ri trajnimi dhe certifikimi, më 25 shkurt 2025, në Tirana International Hotel do të organizohet një event ekskluziv. Ky takim do të mbledhë së bashku drejtuesit e hoteleve, agroturizmave, restoranteve, kantinave, catering-ut dhe bizneseve të tjera të sektorit të mikpritjes dhe turizmit, duke u dhënë mundësinë të mësojnë më shumë mbi përfitimet dhe mundësitë që ofron ky rrjet.

 Çfarë ofron TWO Q?
Trajnime të nivelit të lartë të disponueshme live ose on-demand
Certifikime sipas standardeve europiane (për punonjësit e biznesit tuaj)
Vlerësime falas për performancën e stafit
Takime me ekspertë ndërkombëtarë
Përmbushjen e standardeve më të larta të shërbimit për certifikimin me yje

 Për të parë kalendarin e trajnimeve për 2025 dhe tarifat e anëtarësimit në këtë rrjet, vizitoni:

 Kalendari i Eventeve dhe Tarifat e Anetaresimit TWO Q – https://two-q.al/sq/programi/

Kush do të jetë pjesëmarrës në këtë event?

Ky event do të ketë folës të nivelit të lartë nga sektori i mikpritjes, me përvojë të gjerë në trajnimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore për industrinë e turizmit dhe hotelerisë:

Francesco Joseph Pagnelli – CEO i Agjencisë Ministrore të Punësimit, ekspert në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (HR Management) në sektorin e mikpritjes dhe Drejtor i Përgjithshëm i Grupit Fortis. Ka bashkëpunuar me disa nga hotelet më prestigjioze në botë.

Giuseppe Pagnelli – Themelues dhe CEO i FORTIS Group, President i Fondacionit Parco Culturale, me mbi 40 vjet përvojë në arsimin e lartë në Itali dhe ekspert i certifikimeve profesionale në mikpritje.

Elvis Kotherja – CEO i Elite Travel Group dhe Drejtues i Komitetit të Turizmit & Mikpritjes në AMCHAM (Dhoma Amerikane e Tregtisë).

Roberto Santarelli – Themelues i Shoqatës Italiane të Menaxherëve të Ushqimit dhe Pijeve (AIFBM), bashkëthemelues dhe CEO i HFood, si dhe drejtues i revistave të njohura të industrisë së mikpritjes, duke përfshirë HMR – Hospitality Management Review dhe DH – Distribuzione Horeca. Që prej korrikut 2023, ai mban edhe pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Rrjetit të Shpërndarësve HORECA.

Pse duhet të jeni pjesë e këtij eventi?

Ky takim do të jetë një mundësi unike për bizneset shqiptare të mikpritjes për të kuptuar se si mund të përmirësojnë cilësinë e shërbimit, të rrisin standardet e stafit të tyre dhe të konkurojnë me destinacionet më të njohura ndërkombëtare, me kosto efektive dhe të përballueshme nga çdo biznes, pavarësisht numrit të punonjësve.

Na u bashkoni më 25 shkurt në Tirana International Hotel dhe zbuloni sesi TWO Q mund të transformojë të ardhmen e biznesit tuaj në industrinë e mikpritjes.

Për më shumë informacion dhe regjistrim, kontaktoni:
info@two-q.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0