Me këtë veçori të re, përdoruesit e Twitter do të jenë në gjendje të zgjedhin se kush mund të përgjigjet në tweet-et e tyre nga një listë opsionesh që përfshijnë: të gjithë, vetëm ndjekësit, vetëm njerëzit që përmenden në tweet, ose askush.
Nëse llogaria është publike, tweet-i do të jetë ende i dukshëm për të gjithë në Twitter, por vetëm audienca e zgjedhur do të jetë në gjendje të përgjigjet.
“Kjo na lejon të krijojmë një format tërësisht të ri për bisedat, që nuk ekzistonte më parë,” tha drejtoresha e produktit në Twitter, Suzanne Xie, gjatë një konference për shtyp në CES.
Masa është eksperimenti më i fundit dhe mbase më i guximshmi në Twitter, në përmirësimin e bisedave në platformën e tij. Kompania më parë prezantoi veçorinë për të fshehur përgjigjet, por prapë kërkonte nga përdoruesit që të fshehin manualisht çdo përgjigje të padëshiruar, e cila nuk është praktike nëse qindra njerëz janë duke komentuar në bisedë.
Lexoni: Themeluesi i Wikipedia lançon një rrjet social. Garon direkt me Facebook dhe Twitter
Për përdoruesit e Twitter që shpesh bëhen objektiv të abuzimit dhe ngacmimit, veçoria për të kufizuar përgjigjet mund të ketë një ndikim të madh në përvojën e tyre pasi kjo mund të parandalojë që bisedat e tyre të mos përhapen me përgjigje të padëshiruara. Dhe shumë përdorues të Twitter kanë qenë pozitivë për eksperimentin si një ndryshim i mirëpritur.
Prapëseprapë, kritikët mund të argumentojnë se ndryshimi mund të ndihmojë në parandalimin e dezinformatave nga mashtrimi i lehtë ose të dëmtojë mundësinë për përdoruesit e Twitter për të bashkëvepruar me figurat publike. Por, Twitter thotë se një nga qëllimet e testit është të zvogëlojë disa nga dinamikat më të pashëndetshme bisedore që ndodhin në Twitter, si ofendimet që ata nuk i pëlqejnë ose raportojnë.
“Një pjesë e qëllimit të eksperimentit është të shohim se cilat janë rezultatet. Si ndikon kjo në situatën e raportit? Si ndikon në atë se si njerëzit përdorin biseda të mira?” tha kreu i produktit në Twitter, Kayvon Beykpour.
Veçoria është, tani për tani, ende vetëm një provë dhe do të jetë e arritshme vetëm për një grup të vogël përdoruesish. Twitter thotë se do të fillojë të eksperimentojë me veçorinë e re të përgjigjeve diku në dy muajt e ardhshëm dhe se do të jetë duke parë nga afër dhe të kërkojë feedback para se të vendosë nëse do ta bëjë atë në dispozicion më gjerësisht, apo jo.
Lexoni: Trump ka postuar plot 11 mijë herë në Twitter për vetëm 2 vjet
burimi: Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
