Twitter-i ka bllokuar përkohësisht llogarinë e djalit të Presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr.me argumentin se ai ka “përhapur informacione të rreme dhe potencialisht të dëmshme në lidhje me COVID-19”.
Të hënën, Facebook hoqi nga faqja e saj një video virale, në lidhje me një grup mjekësh të cilët ngrinin pretendime të rreme mbi pandeminë e koronavirusit. Më shumë se 14 milionë njerëz e kishin parë videon. Videoja tregonte se maska dhe izolimi nuk janë të nevojshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Lexoni: Administrata e ushqimeve dhe barnave në SHBA lejon marketimin e produkteve IQOS
Disa orë më vonë, Presidenti Trump shpërndau në Twitter pjesë të shumta të së njëjtës video për 84.2 milionë ndjekësit e tij, duke theksuar nevojën e përdorimit të hidroksiklorinës për shërimin e Covid-19.
Ndërsa Donald Trump Jr. ndau videon e plotë në llogarinë e tij në Twitter. Videoja u bllokua dhe sipas një zëdhënësi të rrjetit social, llogaria e tij do të ketë “funksionalitet të kufizuar” për 12 orë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto