Administrata e ushqimeve dhe barnave në SHBA lejon marketimin e produkteve IQOS

Administrata e ushqimeve dhe barnave në SHBA lejon marketimin e produkteve IQOS

IQOS

FDA – Food and Drug Administration (Administrata e Ushqimeve dhe Barnave) ka marrë një vendim historik. Për të parën herë, FDA ka lejuar marketimin e një alternative elektronike të cigareve, që përdor duhan të vërtetë. Bëhet fjalë për pajsjen elektronike IQOS që ngroh duhanin, produkt i Philip Morris International.

FDA përfundoi rishikimin e saj shkencor të paketës testuese të PMI-së dhe studimeve të pavarura – dhe vendosi që kalimi plotësisht nga cigare konvencionale në sistemin IQOS zvogëlon ndjeshëm ekspozimin e trupit ndaj kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme, në përputhje me interpretimin e tyre nga ligji i SHBA.

Ky vendim konfirmon që IQOS është dukshëm i ndryshëm nga cigaret, sepse është demonstruar se zvogëlon ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme dhe se ky informacion duhet t’u komunikohet konsumatorëve për të ndihmuar në udhëheqjen e zgjedhjeve të tyre.

Alternativat më të mira të argumentuara shkencërisht si IQOS paraqesin një mundësi pozitive për shëndetin publik.

Sipas përfaqësuesve të PMI, të cilët kanë shpjeguar vendimin gjatë një conference online, ky vendim konfirmon se IQOS ka ndryshime nga cigarja e zakonshme për sa i takon reduktimit të ekspozimit të trupit ndaj lëndëve të dëmshme kimike dhe se ky informacion duhet të shkojë tek konsumatorët, që më pas do të bëjnë zgjedhjet e tyre. Vendimi konfirmon se IQOS është i ndryshëm nga cigaret dhe thekson faktin se produketet me përmbajtje nikotine nuk janë të gjithë njësoj.

Sot pothuajse 40 milionë të rritur në SHBA pinë duhan. Heqja dorë është zgjedhja e tyre më e mirë, por shumica e duhanpirësve zgjedhin të vazhdojnë. Ky vendim u lejon atyre të marrin informacione rreth një produkti që është një zgjedhje më e mirë sesa të vazhdojnë të pinë cigare.

FDA arriti në përfundimin se produkti, siç përdoret në të vërtetë nga konsumatorët, është i përshtatshëm për të promovuar shëndetin publik dhe pritet të sjellë përfitime në shëndetin e popullatës në tërësi. Kjo është në përputhje me konkluzionet e mëparshme të organeve të tjera rregullatore dhe shkencore kryesore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Hollandën, të cilët kanë zbuluar se produkti lëshon nivele më të ulëta të lëndëve të dëmshme.

Parimi thelbësor i IQOS është ngrohja e duhanit ndryshe nga cigarja klasike, që bën djegien e tij. Ky proces i ngrohjes së duhanit redukton rrezikun dhe dëmin, që ai shkakton në organizëm.

Vendimi i marrë në kontekstin e Ligjit Amerikan: Në marrjen e vendimit, FDA duhej të merrte parasysh jo vetëm provat, por edhe ligjin amerikan.  Dispozitat e Ligjit të Kontrollit të Duhanit të vitit 2009 përcaktojnë një standard specifik për SHBA dhe FDA kërkohet të funksionojë brenda kornizës që përcakton ligji. “Ne do të vazhdojmë të informojmë duhanpirësit e rritur në të gjithë botën për gjetjet tona shkencore – në përputhje me ligjin vendor – në mënyrë që ata të mund të bëjnë një zgjedhje të informuar”.

Përfshirja, dialogu dhe vendimmarrja e bazuar në prova për të promovuar shëndetin publik: Procesi i rishikimit shkencor gjithëpërfshirës dhe transparent i FDA pohon se industria ka një rol të rëndësishëm, veçanërisht përmes zhvillimit dhe komercializimit të produkteve që zvogëlojnë ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme krahasuar me pirjen e duhanit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0