Twitch planifikon të godasë transmetimet e drejtpërdrejta të lojërave të fatit - Business Magazine Albania

Twitch planifikon të godasë transmetimet e drejtpërdrejta të lojërave të fatit

Gjiganti i transmetimit të drejtpërdrejtë Twitch gjatë javës së kaluar tha se do të ndërmarrë hapa shtesë për të goditur përmbajtjen e palicencuar të lojërave të fatit në platformën e tij, pasi u përball me reagimin e disa prej krijuesve kryesorë të tij.

Shërbimi në pronësi të Amazon planifikon të ndalojë faqet e lojërave të fatit të transmetojnë në platformë nëse ato nuk janë të licencuara në Shtetet e Bashkuara ose në “juridiksione të tjera që ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme të konsumatorit”, sipas një deklarate të kompanisë të postuar në Twitter.
“Ndërsa ne ndalojmë shpërndarjen e lidhjeve ose kodeve të referimit në të gjitha faqet që përfshijnë lojëra elektronike, ruletë ose lojëra me zare, ne kemi parë disa njerëz që i anashkalojnë ato rregulla dhe e ekspozojnë komunitetin tonë ndaj dëmeve të mundshme”, shkruhej në deklaratën e bërë nga kompania. Ndalimi hyn në fuqi më 18 tetor. Faqet për baste sportive, “fantasy sports” dhe poker do të vazhdojnë të lejohen në platformë.

Bastet kanë gjetur një bazë në Twitch. “Slots”, ku shikuesit mund të shikojnë transmetime të basteve në kriptovaluta në kazinotë online, tani është loja e dhjetë më e shikuar në Twitch, sipas TwitchTracker.
Lexo: Pirraçi-U6, ndërtesa me bazë konstruksione metalike

Faqet si Stake.com, të ndikuar nga ndalimi i shpallur, kanë sponsorizuar transmetime në Twitch për të tërhequr lojtarë të rinj dhe për t’i lejuar ata të përdorin kriptovaluta për të luajtur në platformën e tyre. cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0