Pirraçi-U6, ndërtesa me bazë konstruksione metalike - Business Magazine Albania

Pirraçi-U6, ndërtesa me bazë konstruksione metalike

Me një eksperiencë plot 20 vjeçare kompania e mirënjohur Pirraçi-U6 është e shtrirë me degët e saj në Shqipëri-Greqi-Kosovë-Maqedoni. E themeluar nga sipërmarrësi Urim Pirraçi dhe e përbërë nga një staf profesisonist dhe i përkushtuar, Pirraçi-U6 ka rritur shërbimet dhe është kthyer në kompani lider në treg, e cila ofron të gjithë gamën e shërbimeve që duhet për çdo lloj ndërtese që ka për bazë konstruksione metalike.   Tashmë për këto tipologji ndërtesash nuk është nevoja të kontraktoni kompani të ndryshme për të marrë shërbimet, pasi Pirraçi-U6 ka menduar për të gjithë paketën nga leja e ndërtimit deri në dorëzimin e veprës.  Pirraçi-U6 me ekipin profesional ofron studim, projektim, prodhim dhe ndërtim, duke ofruar zgjidhje për projekte të ndryshme sipas kërkesave të klientëve.

Përse dallon në treg PIRRAÇI-U6?

Kompania është e kontrolluar nga sistemi i drejtimit të cilësisë EN ISO 900 I:2008 dhe përmban një sistem cilësor kontrolli në prodhim dhe zhvillim. Punimi i hekurit bëhet me makineri të teknologjisë evropiane në të cilën çdo detaj mendohet me rëndësi. Cilësia e hekurit është e certifikuar me kapacitetet më të larta evropiane. Ngritja e ndërtesës dallohet nga cilësia dhe shpejtësia, sipas kërkesave të klientëve. Kompania jonë ofron një ekspertizë të besueshme dhe profesionale, shërbim dhe çmim mjaft konkurues. Ne ofrojmë zgjidhje të reja teknike përmes prodhimit dhe ngritjes së strukturave prej çeliku me cilësi të lartë. Një risi e produktit tonë “Konstruksione metalike” është se ekipi ynë teknik dhe projektues asiston që nga konceptimi deri në realizimin e plotë të çdo ideje të klientit.” – shpjegojnë për ProBizz.al drejtues të kompanisë.

Një risi e produktit “Konstruksione metalike” është fakti se ekipi teknik dhe projektues asiston që nga konceptimi deri në realizimin e plotë të çdo ideje të klientit. Kompania merr përsipër realizimin e idesë së klientit që në fazën e projektimit, nëpërmjet projekteve cilësore 3D, të cilat në konsultim të ngushtë me klientin finalizohen për t’u realizuar më pas në linjën e tyre të prodhimit.

Zyra e projektimit përbëhet nga një staf serioz profesionistësh si: – Arkitekt – Ing.Projektimi – Supervizore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0