Me një vendim është përfshirë libri në nenin që parashikon produktet me TVSH.
Albert Gjoka, Menaxher pranë Bukinisit thotë se më shumë se ulje të shitjeve, ka një kaos në tregun e librit. Për shkak të mungesës së udhëzimit, botuesit po gjenden para pyetjes nëse TVSH aplikohet për botimet e vitit 2019 e në vijim apo për të gjithë librat e botuar edhe më parë, ende të pa shitura.
Lexo: 4 librat më të kërkuar të biznesit dhe zhvillimit personal në Panairin e Librit 2018, Tiranë
Me ndryshimet e publikuara tashmë në fletorën zyrtare, ligji i ri, e ka hequr librin nga lista e mallrave të përjashtuar që parashikohen në nenin 53. Tashmë libri është pjesë e nenit 49, pjesë e mallrave me TVSH të reduktuar (6%).
Gjoka thotë se, ne kemi bërë një ankesë në këtë drejtim, ende pa një përgjigje konkrete.
TVSH vjen ndërkohë që Shoqata e Botuesve të Shqipërisë, prej vitesh kërkon që TVSH zero të jetë jo vetëm për shitjen e librave, por edhe për furnizimet që mundësojnë prodhimin të librit.
Aktualisht, prodhimi i librit në shtypshkronjë paguhet me TVSH 20%. Ndërkohë që sipas tatimeve, në shitje libri do të ketë një TVSH 6%.
Lexo: Librat më të mirë për të lexuar në këtë periudhë sipas Bukinist
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto