Librat më të mirë për të lexuar në këtë periudhë sipas Bukinist - Business Magazine Albania

Librat më të mirë për të lexuar në këtë periudhë sipas Bukinist


Tashmë të gjithë e njohin platformën e shitjeve të librave online, Bukinist.al. Vetëm pak ditë pas mbarimit të panairit të librit, Bukinist nxjerr sugjerimet e tij mbi librat më të mirë dhe më të shitur brenda platformës. Dhurata më e bukur që mund t’u bëni miqve tuaj për festat e fundvitit do të ishte padyshim një libër nga Bukinist.al

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga librat më të mirë që mund të lexoni këtë fundvit.

Rrëfimet  – një libër nga Henry Marsh, i cili ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Në vijim të botimit të bestsellerit të “New York Times”, “Mos bëj dëm”, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukrainë dhe në Nepal. Në librin “Rrëfimet” ai përshkruan vështirësitë e punës në këto shtete të trazuara dhe të varfra, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë. Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar 40 vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund. Në listën finale të çmimit NBÇ, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas revistës amerikane Kirkus.

Arti për t’u bërë i paharrueshëm – Ky është një udhëzues praktik dhe i domosdoshëm për t’u shndërruar në njeri të paharrueshëm e të parezistueshëm për këdo. Ky libër, krijuar nga një prej markave më të besueshme dhe të suksesshme në trajnimet e biznesit, nxjerr në pah dhjetë teknikat thelbësore për të zhvilluar dhe përvetësuar disa cilësi e aftësi për t’u bërë njeri i dashur dhe i suksesshëm me njerëzit. Çfarë do të thotë “klas”? Si mund të spikatësh mes të tjerëve dhe të bëhesh një lider i vërtetë? Kur është koha e duhur për t’i lënë udhë të lirë intuitës në vendimet e rëndësishme? Kushdo që kërkon t’i japë një kuptim më të madh jetës së vet dhe të bëhet i zoti të ndikojë mbi të tjerët, mund të gjejë ndihmë të vlefshme në këtë libër dinamik e frymëzues.

Lexoni: 4 librat më të kërkuar të biznesit dhe zhvillimit personal në Panairin e Librit 2018, Tiranë

Arti i brishtë i not giving a f.ck – Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!” Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim.

Pushteti i Pakufishëm, është një libër tjetër për zhvillimin personal i Anthony Robbins, i mbërritur së fundi në tregun tonë. Lexuesi shqiptar e njeh Tony Robbins me librin “Zgjoni gjigandin tuaj të brendshëm”. Pushteti i pakufishëm është i rekomanduar në të gjithë botën pasi është një mjet thelbësor për displinën dhe rritjen e zhvillimit personal. Përmes këtij libri, lexuesi do të mund të mësojë shumë thjeshtë si do të ndryshojë gjendjen emocionale, si të përgatitet për situata të caktuara. Pushtet i pakufishëm është një libër trajnues revolucionar për mendjen. Do t’ju tregojë, hap pas hapi, si të veproni në maksimumin tuaj ndërsa fitoni liri emocionale dhe financiare, arrini lidership dhe vetëbesim, dhe siguroni bashkëpunimin e të tjerëve. Do t’ju japë njohurinë dhe kurajën që të ribëni veten dhe botën tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0