Dimri ka theksuar më tej vështirësitë e sektorit të turizmit. Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave për strukturat akomoduese rezutlon se turizmi po vual thellësisht krizën e shkaktuar nga covid-19.
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, numri i netëve të qëndrimit nëpër struktura ishte gati 60% me pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërkohë, numri i pushuesve ishte 41% më pak se një vit më parë.
Lexo: AgroTimeAl, aplikacioni për agroturizmin shqiptar
Sipas këtyre të dhënave, ulja e frekuentimit është mes të huajve, por edhe vendasve. Numri i vizitorëve vendas ra 30%, ndërkohë që numri i netëve të qëndrimit të tyre ra 64%, Mes jo-rezidentëve, rënia është me e vogël tek netët e qëndrimit, por më e lartë tek numri i vizitorëve.
Në total, në tremujorin e fundit 2020, pati 270 mijë netë qëndrimi më pak se një vit më parë të në të gjitha strukturat akomoduese.