Turboo.al, aplikacioni inovator i tregut shqiptar - Business Magazine Albania

Turboo.al, aplikacioni inovator i tregut shqiptar


Turboo.al është përkufizimi i shpejtësisë. Ai ofron një platformë poste dhe e-commerce. Turboo ka lindur si pasojë e nevojës së një korrieri personal në Tiranë, që bën blerje në çdo orë. Në një qytet interaktiv si Tirana, nevoja për shërbime të tilla është e madhe. 

Administratorja e këtij startup-i, Sindi Xhillari tregon se kjo ishte arsyeja pse lindi Turboo.al. Në një kohë shumë të shkurtër u ngrit një “flotë” korrierësh, të cilët janë gjithë kohës në shërbim të bizneseve të Tiranës, duke kryer transporte të produkteve të ndryshme. Më tej krijuan edhe aplikacionin Turboo.al, portalin inovativ, prej të cilit mund të porosisësh në kohë reale. Sipërmarrjet  mund të bëhet pjesë e kësaj platforme duke regjistruar produktet e tyre në kategorinë përkatëse.

Turboo shërben si platformë ndërmjetësimi e marketimi edhe për shërbime të ndryshme si apartamente apo makina me qera, elektrike, hidraulike, konstruksione, pastrime, etj. “Bizneset kanë rritur shitjet dhe performancën e tyre tek klienti final nëpërmjet këtij shërbimi dhe ne jemi të lumtur për këtë, pasi i kemi shtuar vlerë tregut shqiptar dhe kemi vendosur një standard tjetër në këtë industri”, tha Xhillari.

Lexo: PayPal po lançon një platformë e-commerce për bizneset. Pse duhet t’i bashkoheni?

Edhe pse të rinj në moshe dhe në treg, ata janë të mbushur plot me optimizëm dhe energji për të siguruar një të ardhme të mirë për platformën. Turboo.al nuk ka mbushur ende një vit nga themelimi i tij dhe ka një staf prej 20 vetash.

Të punuarit me vetëbesim e përkushtim cilësohet të jetë çelësi i suksesit. Aplikacioni Turboo.al shërben aktualisht vetëm në Tiranë dhe pritet të zgjerohet në qytetet më të mëdha të Shqipërisë si: Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier e më vonë edhe në Kosovë (Prishtinë). Në pesë vitet e ardhshme ata synojnë të jenë lider në tregun shqiptar, e të shtrihen edhe jashtë vendit.

Lexo: WebProm, 18 vjeçari sjell platformën online për marketing dhe “vetëpunësim”

Që të jesh një startup i suksesshëm dhe më pas të fillosh aktivitetin si biznes, duhet të plotësosh disa kritere bazë. E tillë ka qenë edhe Turboo. Pjesëmarrja në startup-e dhe plotësimi i kushteve të nevojshme ka qenë shtysa për të vazhduar në rrugën e sipërmarrjes.

Sindi Xhillari thotë se Turboo.al të kursen kohë, para dhe energji dhe është një aplikacion i vlefshëm në telefonin tonë.Janë të gjithë të rinj, përkatësisht nga 25 vjeç.  Më poshtë po ju prezantojmë  me secilin anëtar dhe vizionin e përbashkët të tyre.

  • Sindi Xhillari, administratore e Turboo.al, 25 vjeç. Ka përfunduar studimet për Biznes Ndërkombëtar dhe Administrim Biznesi në Mynih të Gjermanisë. Pas një stazhi në Londër, filloi masterin për Real Estate Development, pasion i saj.  “Dëshira për inovacion në tregjet në zhvillim si Shqipëria ishte një sfidë që e mora përsipër dhe më bëri të kthehem në vendlindje”, thotë ajo. 
  • Fjona Hoxha, 25 vjeçarja në pozicionin e jurists, ka përfunduar studimet e larta pranë Fakultetit te Drejtësisë së Tiranës dhe është diplomuar në të drejtën penale. Si juriste prej disa vitesh vitin e fundit ajo është pjesë e Turboo Albania shpk. “Lidhja e kontratave me bizneset qe bëhen pjesë e aplikacionit, është detyrë sfiduese, por çdo përpjekje e skuadrës merr vlerë kur përdoruesëve të aplikacionit i ofrojmë shumëllojshmëri zgjedhjesh për t’ju thjeshtësuar përditshmërinë dhe kursyer kohën”.
  • Klevi Allgjata është 25 vjeç dhe është programuesi i ekipit. Është shkolluar në Universitetin Politeknik të Tiranës. Nuk ka patur eksperienca të mëparshme as në programim e as në ndonjë aplikacion si Turboo.al, por pasioni dhe dëshira i kanë treguar që asgjë nuk është e pamundur. Nga ky startup jam përpjekur të mësoj dhe kam dhënë maksimumin.
  • Enea Çaushi është një tjetër 25 vjeçar, pjesë e ekipit. Ai ka studiuar në shkollën e mesme profesionale Harry Fultz dhe më pas në Universitetin Politeknik. Ekperiencat e tij përkojnë me punë të ndryshmë freelancer dhe It. “Kur m’u prezantua si ide m’u duk interesante dhe pranova që të bëhesha pjesë e grupit që do t’i jepte jetë kësaj ideje”.

Për ta, gjithçka ka nisur në formën e një pasioni, dëshire, eksperience dhe përgjegjësie. Dëshira për të krijuar diçka nga fillimi duke kaluar në të gjitha hapat që mund të kalojë një “Start Up” i ka bashkuar për të punuar e për të realizuar një produkt final. Janë përballur me sfida nga më të ndryshmet por edhe pse të rinj në moshë ia kanë dalë t’i mposhtin këto sfida dhe të punojnë shumë fort për të ardhmen e Turboo.al.

Vëizioni i tyre për të ardhmen është “Jetët tona po bëhen gjithnjë e më të shpejta dhe të gjithëve na duhet pak ndihmë! Për këtë është Turboo. Al, që të largojë streset dhe angaritë për blerje apo tansporte të përditshmërisë. Turboo.al të kursen kohë, para dhe energji. Të gjithëve na duhet në telefonin tonë”!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0