PayPal po lançon një platformë e-commerce për bizneset. Pse duhet t’i bashkoheni? - Business Magazine Albania

PayPal po lançon një platformë e-commerce për bizneset. Pse duhet t’i bashkoheni?


PayPal ka njoftuar kohët e fundit se po krijon platformën e tij e-commerce të disponueshme për bizneset online të të gjitha formave dhe madhësive.

Bill Ready, COO i Paypal dhe EVP, tha: “Platforma E-commerce e PayPal është projektuar për të përmbushur nevojat specifike të tregjeve, ofruesve të zgjidhjeve e-commerce, platformave të crowdfunding dhe më shumë për të bërë bashkë teknologjitë, mjetet, shërbimet dhe financimet për bizneset e të gjitha madhësive anembanë globit “.

Pra, nëse nuk keni qenë në gjendje të përdorni PayPal në të kaluarën për biznesin tuaj, ky lajm është për t’u përqafuar, pasi nisja e një dyqani online në botën e sotme është bërë më e lehtë se kurrë, në sajë të përmirësimeve të qëndrueshme në teknologji dhe aksesueshmëri.

Lexoni: Peter Thiel, bashkë-themelues i PayPal në mbështetje të startup-eve kineze

PayPal vlerësohet si një nga opsionet më të njohura të pagesave online në këto dyqane e-commerce. Kjo lejon bizneset dhe pronarët e rinj të biznesit që të menaxhojnë financat e tyre dhe të pranojnë pagesat kudo që janë, pavarësisht se sa i madh apo i vogël është dyqani i tyre.

Megjithatë ngrihet pyetja a nuk ka një sërë shërbime të tjera që funksionojnë në të njëjtën mënyrë? Po ka, por PayPal qëndron mbi pjesën tjetër për disa arsye që tregojnë pse sipërmarrësit duhet të përqafojnë këtë platformë revolucionare biznesi:

  • PayPal është një platformë e besuar

PayPal është shërbimi më i përdorur i pagesave anembanë botës, me më shumë se 224 milionë përdorues në të gjithë globin me mundësinë që të ofron për të vepruar me çdo monedhë. Për shkak të shtrirjes së tij, PayPal është i aftë të kontrollojë rrezikun e tregtisë së jashtme.

Lloji i besimit që krijon është i rëndësishëm: Rreth 54% e blerësve janë më të gatshëm të blejnë nga një biznes nëse pranon PayPal. Kur njerëzit e përdorin këtë shërbim, ata e dinë se do të realizojnë transaksione të sigurta. Kjo është e rëndësishme duke pasur parasysh krizën e besimit të konsumatorëve në lidhje me transaksionet që kryhen online.

Kjo është kritike për startup-et. Këto biznese janë të reja, që do të thotë që njerëzit kanë pak arsye për t’u besuar atyre. PayPal mund të shtojë menjëherë një ndjenjë besueshmërie dhe sigurie në çdo site e-commerce, pavarësisht se sa i ri është në treg ai.

Lexoni: Linkedin, PayPal Mafia… të gjitha mbajnë emrin Reid Hoffman (VIDEO)

Kjo do t’ju lejojë të zgjeroni më shumë shtrirjen tuaj

Nëse po drejton një treg online apo një aplikacion mobile, tani mund të bësh “Partneritet me PayPal” për të zgjeruar shtrirjen tënde dhe për të rritur biznesin tënd të ri në mënyrë eksponenciale. Platforma u ofron sipërmarrësve atë që kanë nevojë për të filluar, nga sistemet e arkës në planet e pagesave për konsumatorët. Është një zgjidhje e plotë e pagesës që e bën drejtimin e një site e-commerce pafundësisht më efikas.

Emrat e mëdhenj që tashmë i njihni, si Intuit, Shopify dhe Etsy, kanë partneritet me PayPal për t’i bërë gjërat më të thjeshta për përdoruesit e tyre vendas dhe ndërkombëtarë. Nëse faqja juaj është e gatshme për të shkuar globale, atëherë ju keni nevojë për një proces virtual të pagesave që trajton gjithçka, nga taksat dhe detyrimet në konvertimet e valutave.

Pajtueshmëria me kërkesat e PayPal është relativisht e thjeshtë

Standardet e sigurisë së Payment Card Industry (PCI) kanë kërkesa kur është fjala për mbrojtjen e informacionit të kartave të pagesave të klientëve. Emrat e mëdhenj si Visa dhe Mastercard kanë të gjitha kërkesat e tyre për mënyrën se si sitet mund të transmetojnë dhe ruajnë informacionin e pagesës dhe PayPal nuk është ndryshe. Zgjidhja e platformës, “Payflow Link”, e bën të thjeshtë për sitet e-commerce në përputhje me rregulloret.

Përfitimi më i madh i sigurisë që vjen nga përdorimi i PayPal është se konsumatorët kurrë nuk duhet të largohen nga faqja juaj në mënyrë që të bëjnë pagesën. Prandaj, rreziku i ekspozimit të informacionit të tyre në site të tjera mbetet i ulët. Përveç kësaj, PayPal ruan çdo informacion të klientit në mënyrë të sigurtë, duke minimizuar rrezikun e rrjedhjeve ose hacks.

Do të lehtësojë zgjerimin ndërkombëtar

Programi “Global Sellers” i PayPal u lejon sipërmarrësve të zgjerojnë hapësirën e tyre në më shumë se 200 vende të ndryshme anembanë botës. Platforma mund të konvertojë monedhat dhe të trajtojë informacione të komplikuara të taksave, por PayPal gjithashtu e çon lehtësinë e shitjeve ndërkombëtare më tej. Shërbimi mund të përkthejë titujt e produktit, të konvertojë çmimet online dhe të sigurojë që të gjitha pagesat janë të përcaktuara mirë.

Për më tepër, PayPal në fakt mund të përmirësojë renditjen e siteve e-commerce në motorët e kërkimit ndërkombëtar. Shanset tuaja për t’u gjetur në internet janë shumë më të larta kur jeni duke përdorur një platformë pagesash të pranuar globalisht. Ju do të shihni trafik më të mirë, rritje të rezultateve të marketingut dhe më shumë besim nga blerësit ndërkombëtarë.

Ka shumë karakteristika të shërbimit të pagesave për t’u përdorur

  • Mundësia për të regjistruar kartat e kreditit dhe debitit
  • Menaxhimi i sigurtë i llogarisë dhe procesit të identifikimit
  • Përdorimi i teknologjisë anti-mashtrimit
  • Faturimi online
  • Terminale virtuale
  • Pagesat mobile
  • Transfertat e brendshme dhe ndërkombëtare të parave

Përveç kësaj, është çështja e tarifave të transaksioneve të PayPal. Platforma zakonisht nuk tarifon më shumë se një dollar në çdo transaksion, por shërbimet e tjera mund të kushtojnë pak më shumë se 3%. Tregtarët kanë kursyer mijëra duke punuar me një procesor pagesash me një tarifë të tillë të ulët transaksioni. Kjo është veçanërisht e dobishme për pronarët e bizneseve të reja që sapo kanë filluar rrugëtimin e tyre.

Lexoni: Çfarë mund të mësojnë sipërmarrësit nga këta 3 miliarderë?

Si përfundim:

Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 9.9 miliardë pagesa janë bërë përmes PayPal. Platforma ka bërë jehonë që kur u prezantua në vitin 2008, por tani është bërë një element kryesor për sitet online dhe personat në mbarë globin. Avancimet në softuer e kanë bërë atë më të sigurtë dhe më të përshtatshëm për përdoruesit dhe tregtarët.

Nëse nuk keni tashmë një llogari, është koha të hipni në bord me platformën më të besueshme dhe fleksibile të pagesave të disponueshme për sitet e-commerce. Ju mund të shihni metoda të tjera pagesash që shfaqen me rritjen e teknologjisë, por që nga viti 2019, asnjë opsion tjetër nuk rivalizon PayPal në drejtim të besimit dhe sigurisë së klientit. Kjo është diçka që duhet marrë parasysh kur vendosni sistemin tuaj të pagesave.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0