Në një stuhi postimesh në mbrëmjen e së Dielës, Trump dukej se po argëtohej me divorcin e afërt të Jeff Bezos nga gruaja e tij, MacKenzie. Presidenti i vendosi Bezos një pseudonim, duke e quajtur atë “Jeff Bozo”.
Trump ka qenë prej kohësh kritik ndaj Bezos, i cili bleu The Washington Post, një gazetë që presidenti ka sulmuar gjatë raportimit mbi administrimin e tij në vitin 2013.
Lexoni: A do të jetë Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë edhe pas divorcit?
The Washington Post botoi një artikull duke zbuluar se Trump kishte fshehur takimet e tij me presidentin rus Vladimir Putin, duke fshehur detaje edhe nga zyrtarë të lartë. Trump foli në Fox News më pas për të kundërshtuar artikullin, duke thënë: “Unë nuk jam duke mbajtur asgjë të fshehtë dhe nuk më intereson se çfarë shkruhet.”
Presidenti gjithashtu ka një histori armiqësie ndaj Amazon, që Bezos drejton si CEO. Faqja e lajmeve Axios raportoi në Mars se Trump ishte “i fiksuar” në falimentimin e Amazon.
Në postim, Trump shfaqet duke lavdëruar National Enquirer, një tabloid thashethemesh që publikoi detajet e marrëdhënies së Bezos.
Postimi i Trump në Twitter:
Më vjen shumë keq të dëgjoj që lajmi rreth Jeff Bozo është raportuar nga një konkurrent, raportimi i të cilit, është shumë më i saktë se sa raportimi në gazetën e tij lobiste, The Amazon Washington Post. Shpresoj që gazeta së shpejti do të jetë në duar më të mira dhe më të përgjegjshme!
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto