Trump: "Bojkotoni Apple!" - Business Magazine Albania

Trump: “Bojkotoni Apple!”


Kandidati prepublikan për president Donald Trump sapo ka shpallur mbështetjen e tij për bojkotin ndaj Apple në kohën kur kjo e fundit po shpreh ngurrimin e saj për të ndihmuar autoritetet që të hakojnë iPhone-in e një nga qëlluesve të San Bernardinos.

“Apple duhet të japë siguri për atë telefon, OK?” ka thënë Trump në një rally në Pawley’s Island, në Karolinën e Jugut të premten.

“Ajo që mendoj unë se duhet të bëni është të bojkotoni Apple deri sa ajo të japë numrin e sigurisë që duhet. Si mendoni për këtë? Sapo më shkoi ndërmend. Bojkotoni Apple!”

Më herët të premten, Departamenti i Drejtësisë firmosi për një mocion të ri duke thënë se Apple duhet të përmbushë kërkesat e qeverisë. FBI-ja kërkon që gjigandi i teknologjisë të krijojë një softuer duke lënë zyrtarët ligjorë të kenë akses në të dhënat në një telefon pune të përdorur nga Syed Rizwan Farook, një nga sulmuesit në të shtënat e Dhjetorit në një qendër komuniteti në San Bernardino, në Kaliforni.

Më herët gjatë kësaj jave, CEO i Apple Tim Cook postoi një letër të hapur në website-in e Apple duke e quajtur kërkesën e autoriteteve “shqetësuese” dhe duke thënë se ajo “do të rrezikonte të drejtat dhe liritë që supozohet të mbrojë qeveria jonë.”

“Pikësëpari , telefoni as që zotërohej nga ky bandit i ri që vrau gjithë ata njerëz,” ka thënë Trump, duke theksuar se Farook ka punuar për qeverinë e kontesë në Kaliforni. “Telefoni zotërohet nga qeveria, apo jo? Nuk ishte as telfoni i tij, vetëm kaq të mendojmë.”

Zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk kanë qenë të aftë të kalojnë karakteristikën e sigurisë në iPhone-in e Farook-ut, i cili është i pajisur me një karakteristikë të sigurisë që fshin të dhënat e telefonit pas shumë tentativave të pasuksesshme të vënies së fjalëkalimit.

Mocioni i urdhëruar nga Departamenti i Drejtësisë thotë se refuzimi i Apple për të shkyçyr telefonin “duket se bazohet në shqetësimet e saj për modelin e biznesit dhe strategjinë e marketingut të brandit publik,” sipas New York Times.

“Në vend që të asistojë pëpjekjet për të hetuar në mënyrë të plotë një sulm vdekjeprurës terrorist duke iu bindur urdhrit të gjykatës, Apple është përgjigjur duke e hedhur poshtë publikisht këtë urdhër,” kanë shkruar prokurorët në mocion.

Në sulmin e San Bernardinos u vranë 14 njerëz.

Farook dhe e shoqja e tij, Tashfeen Malik, e cila vdiq në një shkëmbim zjarri me policinë, pretenduan se ata e kryen sulmin në emër të grupit terrorist ISIS (i njohur gjithashtu edhe si Shteti Islamik, ISIL ose Daesh).

 

/Business Insider/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0