Trendi i frikshëm i TikTok. - Business Magazine Albania

Trendi i frikshëm i TikTok.

Një trend shqetësues ka nisur në mediat sociale. Të rinj që futen në shtëpi të rastësishme pa pëlqimin e pronarëve.

Një përdorues i TikTok, i cili e ka fshirë llogarinë e tij, mori shumë reagime pasi postoi një video të tij duke hyrë në një shtëpi i paftuar, me një grup miqsh.

Videoja, të cilën MailOnline e ka sfumuar për të mbrojtur privatësinë e pronarëve të shtëpive, fillon me atë dhe dy miq të tjerë që pozojnë para kamerës, duke thënë: “Duke hyrë në shtëpi të rastësishme, le të shkojmë”.Në pamjet e fshira, grupi hyn në një portë dhe injoron komplet një grua që thërriste: ku shkoni?!

Pavarësisht se gruaja bërtiste, ‘Më falni çfarë po bëni?’, adoleshentët kalojnë nëpër derën e mbyllur ndërsa gruaja i thërret me nervozizëm personit tjetër brenda shtëpisë.
Lexo: Horoskopi i Karrierës datë 20 Maj 2023

Të rinjtë hyjnë në sallon dhe imitojnë zërin e gruas duke thirrje bashkëshortin e saj.

Vetëm pasi zotëria u lutet duke thënë: Kam fëmijë dhe janë trembur. Ata largohen.

Kjo nuk është hera e parë që grupi poston video duke hyrë në prona të ndryshme në Londër.

Në të kaluarën, ata kanë postuar video duke hyrë në shtëpinë e një familjeje hebreje, ndërsa kanë synuar edhe shkollat dhe zonat e ndaluara të supermarketeve. dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0