Trekandi, platforma më e re online për gjetjen e ofertës më të mirë për shërbime financiare - Business Magazine Albania

Trekandi, platforma më e re online për gjetjen e ofertës më të mirë për shërbime financiare


Është lançuar platforma e parë dhe e vetme online në Kosovë që bën hulumtimin e produkteve financiare – Trekandi. Tani nuk keni pse të humbni kohë duke shkuar në çdo institucion financiar për t’u informuar rreth shërbimeve financiare, siç është për shembull kredia.

Lexoni: GJIRAFA.COM LANÇON GJIRAFALAB, NJË INKUBATOR STARTUPESH RAJONAL

Të gjitha ofertat nga institucionet financiare dhe bankat do t’i gjeni në një vend.

Në eventin që u mbajt dje ishin të pranishëm Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Greg Delawie, Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, z. James Hope, ekipi i Gjirafës, përfaqësues të Institucioneve financiare, të ndërmarrjeve të ndryshme, të cilët e mirëpriten këtë platformë që i ka munguar tregut të Kosovës.

Ambasadori Delawie u shpreh që “Themeluesi i Trekandit, bashkë me ekipin e tij, tani i bashkëngjitet kompanive të tjera që do të ndihmojnë fuqishëm në rritjen e ekonomisë së Kosovës. Trekandi do të ofrojë shërbime të reja për klientë që janë në kërkim të risive për të rritur ekonominë.

CEO i kësaj platforme Jetmir Halimi, është rritur në Zvicër, ku dhe ka krijuar bagazh profesional, mirëpo ka ca kohë që është kthyer në Kosovë për të zhvilluar idenë e tij.

Lexoni: Gjirafa Lab, mundësia ideale për të rinjtë që kanë ide biznesi

Ndër të tjerash gjatë eventit Jetmiri u shpreh se “Misioni i Trekandit është që qytetarët ta kenë një pikë për të u referuar dhe për të gjetur ofertën më të mirë që ofrojnë Institucionet financiare”.

Trekandi është startup që është mbështetur nga GjirafaLab. Për të informuar më shumë informacione rreth Trekandit klikoni KËTU.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi.”
— Dr. Seuss
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0