Transplantet, organet e printuara 3D mund të jenë kufiri i ri në mjekësi - Business Magazine Albania

Transplantet, organet e printuara 3D mund të jenë kufiri i ri në mjekësi

E ardhmja e transplanteve mund të lidhet me një teknologji shumë të ngjashme me printimin 3D. Një ekip mjekësh, në bashkëpunim me një kompani të specializuar në mjekësinë rigjeneruese kanë kryer një transplant të një veshi të bërë me këtë teknikë që quhet mikrotia.

Mikrotia është një keqformim kongjenital i veshit të jashtëm që përfshin mungesën e pjesshme ose totale të një ose dy veshëve. Zakonisht trajtohet me implantimin e një veshi të bërë nga materiali sintetik ose indi biologjik i marrë nga kafazi i kraharorit të pacientit. Por sot ka një kufi të ri.

Teknika e re përfshin marrjen e qelizave nga indi i veshit të pacientit dhe shumëzimin e tyre në një mjedis normal. Materiali i përftuar në këtë mënyrë përdoret si rrëshirë në një printer 3D, i cili krijon veshin në bazë të një projekti normal tredimensional.

Implanti do të rigjenerojë kërcin si në indet normale dhe për këtë arsye është i destinuar të zgjasë një jetë. Teknologjia quhet 3DBio , e cila ka publikuar shumë pak detaje si për ndërhyrjen ashtu edhe për provat klinike të kryera deri më sot.

Kompania pret që të zhvillojë më tej produktin e saj dhe brenda pak vitesh, të jetë në gjendje të printojë disqe ndërvertebrale, hundë, menisqe, dhe inde të gjirit. Dhe nuk përjashton, në planin afatgjatë, mundësinë e krijimit të organeve të tëra si mëlçia, veshkat apo pankreasi, të afta për të shpëtuar jetën e njerëzve. focus

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0