Trajnim: Zhvillimi i modelit dhe planit të biznesit tuaj - Business Magazine Albania

Trajnim: Zhvillimi i modelit dhe planit të biznesit tuaj

~2 minuta lexim


Keni një ide mbi një projekt social? Atëherë, bëhuni pjesë e këtij workshop-i për ta shndërruar këtë ide një një projekt konkret. Këtu ju do të mësoni se çfarë duhet të trajtoni në projektin tuaj dhe të përgatisni aplikimin tuaj për “Social Impact Award Albania“.

Tematikat që do të trajtohen:
– Gjenerimi i ideve
– Zhvillimi i modelit të biznesit
– Zhvillimi i planit të biznesit

Janë të ftuar në workshop të gjithë të rinjtë që:
– kanë një ide konkrete për një projekt social
– dëshirojnë të zhvillojnë më tej idenë e tyre
– dëshirojnë të aplikojnë në Social Impact Award

Ky workshop do të organizohet në Shqipëri, në datat e mëposhtme:

12 Maj Shkolla e mesme profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat.
13 Maj Fakulteti Ekonomik, USH (salla 307), Shkodër.

Për më shumë informacion klikoni në linkun bashkëngjitur http://socialimpactaward.al/.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0