Trajnim: “Reformimi i Burimeve Njerëzore”

Trajnim: “Reformimi i Burimeve Njerëzore”


Lektore:      Znj. Elida Motro Iljazi

Data:          29-30-31 MAJ 2018

Orari:          16:00- 20:00

Trajnimi për stafin drejtues me aftësi specifike të menaxhimit të Burimeve Njerëzore (BNj) përbëhet nga 12 orë interaktiviteti dhe ka për qëllim përmirësimin e aftësive, shprehive të punës dhe sistemeve mbështetëse të drejtuesve të kapitalit njerëzor në kompani.

QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT 

Objektivat mësimore të këtij kursi janë që t’u japë pjesëmarrësve

  • mundësinë të mësojnë si të manaxhojne asetet njerëzore për të maksimizuar efikasitetin e tyre në të mirë tëe biznesit dhe jetës së tyre;
  • instrumentat, mjetet specifike dhe praktikën në miniaturë të çdo situate të shpjeguar gjatë seminareve;
  • mundësinë e monitorimit të vazhdimësisë një mujore (pas trajnimit) të vënies në praktikë direkte të asaj që u mor në trajnim, në vendin e punës nga vijnë, për t’u bërë agjentë ndryshimi në maksimizimin e asetit njeri në kompani

KUSH MUND TË PËRFITOJË

Menaxherët, specialistë që kryejnë funksione të BNj si drejtues skuadre në kompani (psh: pagesat, trajnimet, rekrutimet, raportimet me të tretë në lidhje me kapitalin njerëzor, pushimet, vendimarrjet për ta në përshtatje me synimet e biznesit, etj.)

METODOLOGJIA 

Seminari konsiston në një kombinim të metodave të trajnimit tradicional, prezantime dhe leksione duke përfshirë raste konkrete dhe raste studimore (case study). Do të lihet mjaft kohë pas çdo prezantimi për pyetje, përgjigje, diskutime dhe shkëmbime eksperiencash.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit. Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 28 Maj 2018 në adresën e mëposhtme: Formular-Aplikimi

Për më shumë informacion kontaktoni:

Cel: + 355 (0) 69 554 2443
E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0