Trajnim nga Arjeta Dhima: "E folura në publik" - Business Magazine Albania

Trajnim nga Arjeta Dhima: “E folura në publik”


Të dalësh të flasësh para një publiku duket gjëja më e vështirë? Dridhesh, djersitesh, ke emocione të forta, mungesë vetëbesimi? 98% e njerëzve përjetojnë të njëjtën gjë para një audience, edhe njerëzit më të famshëm. Tani ke në dorë ta mposhtësh këtë frikë!

Vjen për herë të parë në Shqipëri, nga trajnerja dhe mentorja ARJETA DHIMA, TRAJNIMI “E FOLURA NË PUBLIK”.

Mëso të artikulohesh saktë, me ngjyrën e duhur të zërit, si të qëndrosh dhe të ecësh me më shumë vetbesim, si të tërheqësh vëmendjen e publikut, si të impresionosh, si të luash me vokalin, si të zotërosh çdo skenë ku je.

Trajnimi është i hapur për politikanë, lektorë, liderë nga fusha të ndryshme, CEO, spikera, moderatorë dhe çdokënd tjetër që do të investojë tek vetja.

Kontakto tani për më shumë informacion: +355 67 200 6777

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0