Mjeshtëria e shitjes drejt suksesit

Trajnim: Mjeshtëria e shitjes drejt suksesit


Organizohet trajnimi dy ditor rreth mjeshtërisë së shitjes drejt suksesit, i cili do të mbahet më 21 dhe 22 Korrik në sallën e konferencave Orion në Prishtinë, nga ora 10 deri në 16.

Qëllimi i këtij trajnimi është të ketë qëndrim pozitiv mendor, të fitojë aftësi të reja në shitje, të përmirësojë njohuritë me anë të motivimit për të kuptuar shitjet si vlerë të shtuar edhe për të bërë plane, për të vënë qëllime, për menaxhimin e kohës, për komunikim dhe për të ndërtuar marrëdhënie me klientët.

Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit janë:
• Qëndrim pozitiv mendor
• Njohja e markës nga punëtorët (Brand Advocacy)
• Motivimi i shitësve
• Prezenca dhe marketingu në internet
• Promocioni dhe mbrojtja e rrjetit social personal
• Takimi me klientë
• Prezentimi juaj
• Menaxhimi i kohës
• Puno më shumë sesa paguhesh nëse dëshiron të arrish diçka në jetë
• Qëllimet – Vendosja e qëllimeve personale dhe profesionale
• Planifikimi dhe përgatitja
• Procesi i shitjes
• Zbulimi i nevojave të klientëve
• 3 bazat e suksesit
• Përshtypja e parë – Dukja, Veshja
• Komunikimi – Sjellja me klientë
• Çmimi i produktit
• Gjuha e trupit
• Referenca
Mënyra e përdorimit të fjalëve
• Follow up
Kujdesi ndaj klientit
• Puna në grup – Aktivitetet me grup
• Elevator Pitch – Activities B2B Meetings
• Lojë shpërblyese për pjesëmarrësit
• Leadership Model D.C. and J.W.
• Festa e të diplomuarve

shitjesKy trajnim është dedikuar posaçërisht për: stafin e menaxhimit të shitjes, shitësit, agjentët, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në sektorin e shitjeve.

Është shumë e rëndësishme për të gjitha kompanitë që merren me shitjen e shërbimeve, produkteve, prodhim dhe distribuim. Trajnimi do të mbahet nga eksperti i shitjes Denis Gafuri me një eksperiencë prej mbi 25 vjet në shitje dhe bërjen e biznesit me kompani të suksesshme lokale. Për më tepër informacione vizitoni www.denisgafuri.com. Gjatë trajnimit do të organizohet shumëllojshmëri workshop-esh.

Pas pjesëmarrjes në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të organizojnë shitjet profesionale me një qasje të re, të kuptojnë kërkesat e klientëve të tyre dhe me qasje të re në komunikim drejt klientëve. Ju si pronar ose drejtor biznesi do të keni arsyetim për të kërkuar angazhim të mëtejshëm nga stafi juaj i shitjeve dhe rezultatet do të jenë të dukshme.

Pritet që pjesëmarrësit të marrin shënime e të jenë proaktivë dhe secili pjesëmarrës do të pajiset me materiale shtesë që do t’i udhëheqin më tej drejt rezultateve më të mira në shitje.

Çmimi për trajnim nga: 125 euro në 89 euro.

(Në çmim janë përfshirë materiali i trajnimit, kafe dhe në fund certifikata)

Për Rezervime:
Tel: 049 276 109

E-mail: trajnime@businesskosovacenter.com.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0