Trajnim: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 27/01/2018

Trajnim: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

Share
nga Anerola Torollari
Jan 27, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Data: 13-14-15 Shkurt 2018
Orari: 16:00-20:00

Moduli “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore – Tema të lidhura me efektivitetin dhe njerëzit në biznes” është një 12-orësh interaktivitet grupi në seminar dhe 12-orësh interaktiviteti one-to-one online me slot-e të personalizuara sipas kërkesave gjatë muajit pasardhës.

Fushat ku do të fokusohet janë (bazuar në interesa të përgjithshme të mbledhura nga sektori)

QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT 

Objektivat mësimore të këtij moduli janë që t’u japë pjesëmarrësve mundësinë:

• Të dijë bazën menaxheriale të një organizimi të departamentit të burimeve njerëzore për kompani me status të ndryshëm duke filluar nga një biznes i vogël dhe duke përfunduar tek koorporata.
• Të dijë të marrë pjesë në planifikimin e burimeve njerëzore për periudhë afatgjatë (vjetore) dhe zbatuese/operacionale
• Të njohë si të zbatojë në praktikë procedurat e rekrutimit dhe të seleksionimit. Të dijë të ndërtojë kanalet brenda biznesit/organizatës që çojnë ne realizimin e tyre me kosto të kontrolluar
• Të dijë të konceptojë/ ndjekë/ kontrollojë e disiplinojë në praktikë organizimin e punës sipas sistemeve/ procedurave në fuqi
• Të njohë në praktikë metoda dhe instrumente të ndryshme të motivimit të punonjësve duke mësuar të analizojë shkallën e motivimit të burimeve njerëzore, shkaqet e mos motivimit dhe të japë rekomandime për të përmirësuar situatën.
• Të dijë të ndërtojë planin e vënies në praktikë direkte ndryshuese të mësimeve të marra nga moduli në një muaj pas tij (të monitoruar online nga lektorja) në bizneset nga vijnë për të sjellë ndryshimin në maksimizimin e asetit njeri

KUSH MUND TË PËRFITOJË

• Specialistët dhe kushdo që kryen funksione të BNj në kompani
• Të punësuar të tjerë, të cilët aspirojnë të përparojnë në karrierën e tyre në manaxhim të kompanisë duke fituar njohuri funksionale të manaxhimit të BNj.
• Të papunësuar, të cilët aspirojnë të futen në punë ne manaxhimin e BNj.

METODOLOGJIA

Pjesëmarrja është e limituar.

Në këtë modul përfshihen forma pune interaktive të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vete) testimit online dhe të drejtpërdrejtë; punës në grup, sesione coaching gjatë takimit trajnues dhe mbështetje online (një muaj) pas takimit trajnues përgjatë përpilimit të planit personal zhvillues për 2018 të dalë nga trajnimi. Angazhimi i shpeshtë në “role play” do të reflektojë detyra specifike në situata reale të modulit në biznes/organizatë.

“Detyra e shtëpisë A.C.T” nga ky trajnim përbën një Plan Veprimi Zhvillues për çdo pjesëmarrës të targetuar të mundësojnë sjelljen e ndryshimit konkret e të matshëm në manaxhimin e Burimeve Njerëzore në biznesin/ organizatën nga vjen kandidati duke synuar rritjen e efikasitetit të kandidatit dhe pasurimin e biznesit me dokumentat bazike strukturore të Burimeve Njerëzore.

Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryes njëkohësisht.

PAGESA: 

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro. Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarde.

LEKTORE: Znj. Elida Motro-Iljazi

Ph.D. Elida Motro-Iljazi është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës.
Elida vazhdon studimet kërkimore të doktoraturës në Vjenë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Eisenstadt në fushën e menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Kjo erdhi pasi ka përfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York për Studimet në Burime Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës.

Në 2016-2017 ajo ishte lektore dhe pikë kontakti për Shqipërinë për programin ndërkombëtar të qeverisë suedeze për zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vitesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT me pjesëmarrës nga 5 vende të Europës.

Elida sjell më shumë se 25 vjet përvojë në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerëzore dhe përvojë menaxhuese në një gamë të gjerë industrish, organizatash dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës së njerëzve.

PROGRAMI:

Burimet Njerëzore dhe…
a. Mjedisi ku operohet
b. Analiza e punës, brenda dhe jashtë biznesit
c. Planifikimi i tyre në varësi të jetës /ciklit të biznesit/organizatës,
d. Rekrutimi e seleksionimi i punonjësve
e. Kontratat e punës, ligji dhe procedurat
f. Formimi i punonjësve, karriera në biznes/organizatë
g. Sistemet e Vlerësimit dhe Shpërblimit të punonjësve
h. Marrja e masave disiplinore
i. të tjera të lidhura me Burimet Njerëzore

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit bashkangjitur përpara datës 12 Shkurt 2018 në adresën e mëposhtme:

http://cci.al/wp-content/uploads/2018/01/Formular-Aplikimi-2.doc 

KONTAKT
Znj.Ornela Sulçe / Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 (0) 45 800 934
E-mail: [email protected]

Subscribe në kanalin tonë në YouTube


Evente