Faqja britanike AutoTrader ka renditur 5 makinat më të mira për familjet. Kur ke krijuar një familje është shumë e rëndësishme që të gjesh dhe makinën që ju përshtatet. Rehatia, komforti, prakticiteti dhe çdo gjë tjetër nevojitet kur kërkoni të blini një makinë.
Lexoni: Audi dhe Hyundai bashkëpunojnë për makinat me hidrogjen
Më poshtë janë të renditura 5 makinat më të mira familjare sipas AutoTrader:
5. Renault Captur
Është më praktike se shumë nga rivalët e saj, mjaft e qetë në rrugë dhe me motorrë vërtetë të mirë. Ofron një përzierje të mirë të performancës dhe ekonomisë.
4. Peugeot 3008
Peugeot 3008 renditet në vendin e katërt si një veturë, e cila tërheq vëmendjen e të gjithëve. Një makinë e rehatshme dhe praktike, ajo gjithashtu vjen me shumë pajisje që vlerësohet gjithmonë në një makinë familjare.
3. Skoda Superb Estate
Nëse jeni një familje e madhe dhe keni nevojë për më shumë hapësirë të brendshme dhe me çmim të arsyeshëm, kjo makinë është zgjedhja juaj më e mirë. Ajo që e bën akoma më perfekte është kostoja e ulët e mirëmbajtjes.
2. Skoda Kodiaq
Një tjetër rekomandim për Skoda Kodiaq. Kjo makinë përveç se siguron një hapësirë të madhe, gjithashtu ka një kosto të leverdisshme. Ajo ofron 7 vende dhe kushton shumë më pak se makinat e tjera. Perfekte për udhëtimet familjarë ajo ofron komfortin dhe relaksin në rrugë.
1. Seat Alhambra
Nëse hapësira për mbajtjen e njerëzve është prioriteti juaj kryesor, Seat Alhambra është ajo që ju duhet. Është në thelb e njëjta makinë si Volkswagen Sharan, por shumë më e lirë. Ka shumë hapësirë dhe dyert e pasme rrëshqitëse e bëjnë jashtëzakonisht praktike për fëmijët.
https://youtu.be/I5HjqndiMeI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.