Audi dhe Hyundai bashkëpunojnë për makinat me hidrogjen

Audi dhe Hyundai bashkëpunojnë për makinat me hidrogjen


Audi dhe Hyundai kanë filluar një bashkëpunim për makinat me hidrogjen. Kjo, me shpresën që të rrisin praninë e tyre në këtë sektor dhe të krijojnë një të ardhme më të qëndrueshme.

Hyundai është makina e parë që masivizoi këtë teknologji. Së fundmi, ajo ka prezantuar Nexo, SUV e parë të dedikuar për hidrogjen. Me një licensë të përbashkët, të dy kompanitë do të kenë akses në disa komponentë të përbashkët. Audi kështu do të ketë akses në njohuritë e fituara nga Nexo dhe Tucson.

“Kjo teknologji është forma më e rregullt e makinave elektrike. Kështu që është një aset i fuqishëm në portofolin tonë teknologjik për makinat me zero emetim gazrash dhe për të ardhmen.” – u shpreh Peter Mertens, anëtar i bordit për Zhvillimin teknik pranë Audi. “Në hartën tonë, ne po bashkojmë forcat me Hyundai. Për një teknologji të qëndrueshme, kooperimi është një rrugë e mirë me kosto shumë të favorshme.”

Por, kjo nuk është hera e parë që 2 kompani bashkohen për këtë teknologji. Duke filluar nga viti 2020, Honda dhe General Motors planifikojnë të ndërtojnë teknologji të avancuar për këto sisteme nën një joint-venture.

Hidrogjeni lejon një distncë më të gjatë drejtimi të makinës dhe kohë më të shkurtër për t’u mbushur se makinat tradicionale elektrike. Audi kështu është përgjegjës për gjithë Volkswagen Group për zhvillimin e kësaj teknologjie.

Burimi: Motor Trend

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0