Tony Robbins: "Paratë nuk do t'iu bëjnë të lumtur, por ja çfarë duhet të bëni." - Business Magazine Albania

Tony Robbins: “Paratë nuk do t’iu bëjnë të lumtur, por ja çfarë duhet të bëni.”


Nëse pyesni Tony Robbins, paratë nuk do t’ju bëjnë të lumtur.

Edhe nëse keni miliarda.

Truri jonë ekziston që prej dy milionë vjetësh,” i tha ai audiencës në konferencën Inc 5000 në Tetor të vitit 2016. “Dhe ai tru dy milionë vjeçar nuk është krijuar për t’ju bërë të lumtur. Pra, pa marrë parasysh se sa para ju merrni dhe sa sukses keni, është kjo pjesë e trurit tuaj që ende sheh dhe është gjithmonë në kërkim të asaj që është e gabuar.

Lexoni: Jack Ma, njeriu më i pasur në Kinë: Isha më i lumtur kur nuk isha miliarder

Çfarë është e gabuar, vazhdoi ai, është e lehtë për t’u zbuluar.

Ajo që është e gabuar është gjithmonë e disponueshme.

Robbins shpjegoi se gjetja e asaj që duket e drejtë, është më e vështira. Ai e ka trajnuar personalisht trurin e tij për ta gjetur atë, duke përdorur atë që ai e quan rregulli 90 sekondësh – duke bërë të mundur që të “depërtojë” përmes emocioneve negative, si zhgënjimi dhe zemërimi për një sekondë.

Dhe filloi me një vendim. “Unë mora vendimin më të rëndësishëm të jetës sime. Ju mund të zgjidhni ta bëni këtë nëse doni sot,” tha ai. “Ju sugjeroj që ky vendim, nëse e keni marrë atë, duhet të jetë më i rëndësishmi nga të gjithë.

Ky vendim, shpjegoi Robbins, ishte për të qëndruar në atë që ai e quajti “një gjendje e bukur.”

Lexoni: 12 mësimet që Tony Robbins më mësoi rreth sipërmarrjes

Kjo gjendje e bukur nuk është e kufizuar – mund të jetë lumturi, gjallëri, guxim apo krijimtari. Por që ju bën të ndiheni të gjallë dhe të bëni gjënë e duhur për njerëzit e tjerë, për veten, për familjen dhe për klientët tuaj.

Robbins  tha: “Vendimi më i vlefshëm i të gjithëve është marrja e një vendimi që do t’iu çlirojë. Vendimi që unë do të jem në një gjendje të bukur çdo ditë pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë, edhe nëse të gjithë bëjnë diçka të gabuar, edhe nëse shkatërrojnë ekonominë, unë ende do të jem ky që jam.

Sepse vetëm ti mundesh të bësh të lumtur jetën tënde.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0