TOGETHER WE CAN: POZICIONIMI I RI I MARKËS VODAFONE, SIMBOL I FUQISË QË BURON NGA BASHKIMI I TEKNOLOGJISË ME AMBICIEN NJERËZORE - Business Magazine Albania

TOGETHER WE CAN: POZICIONIMI I RI I MARKËS VODAFONE, SIMBOL I FUQISË QË BURON NGA BASHKIMI I TEKNOLOGJISË ME AMBICIEN NJERËZORE

Këtë fundjavë, në fushatën për lançimin e sloganit të ri të kompanisë në gjithë botën, Vodafone vë në pah atë që shpirti njerëzor mund të arrijë nëse ndërthuret me teknologjinë. Vodafone do të bëjë publik sloganin e ri, “Together We Can” (“Së Bashku Ne Mundemi”) për të përcjellë filozofinë e re të pozicionimit në treg, shoqëruar me një strategji 12-mujore publicitare në televizion, print dhe online, strategji e cila pasqyron besimin e palëkundur të Vodafone se partneriteti midis teknologjisë dhe shoqërisë mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Slogani “Së Bashku Ne Mundemi” e vë theksin te “Ne”, por edhe tek ajo se si bashkëpunimi midis shpirtit njerëzor dhe inovacionit mund të arrijë gjëra të mëdha”,- thotë Ales Froment-Curtil, Drejtori Komercial i Vodafone Group. “Përvoja gjatë këtyre 12 muajve të krizës së COVID-19 nxori në pah më shumë se kurrë rolin jetik të ndërlidhjes dhe teknologjisë që shoqëria, bizneset dhe qeveria të mos e humbasin kontaktin midis tyre. Si një kompani që udhëhiqet nga objektivat, Vodafone beson se teknologjia mund të përmirësojë jetën tonë dhe ky pozicionim i ri e çon në një tjetër nivel filozofinë se falë teknologjisë mund të krijojmë një të ardhme më të mirë, më gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme. 

Lexo: Vodafone në mbështetje të transformimit dixhital të gjelbër të Bashkimit Europian

Pozicionimi i ri i Vodafone është bazuar tek rezultatet e anketimeve me konsumatorët, të kryera nga vet kompania, anketa që zbuluan se teknologjia luan një rol thellësisht transformues në jetën e gjithsecilit prej nesh. Rezultatet vunë në dukje se si teknologjia ka evoluar nga diçka që thjesht iu falte emocione njerëzve në nivel personal, në diçka që luan një rol më kuptimplotë në botë, për të sjellë një ndyshim rrënjësor në çështje si qëndrueshmëria dhe zhvillimi shoqëror. Për shembull, gjatë vitit të kaluar, qëndrueshmëria mori një rëndësi më të madhe, teksa konsumatorët i dhanë një peshë më të madhe në përzgjedhjen e kompanive dhe markave të preferuara, ku tetë në dhjetë konsumatorë dëshmuan se qëndrueshmëria ishte kryesore për ta. Në muajt në vijim, mesazhi i Vodafone “Together We Can” (Së Bashku Ne Mundemi), do të shoqërohet me projekte e fushata konkrete të Vodafone, që nga shtrirjet e rrjeteve të reja gigabit për të garantuar konektivitet për këdo dhe çdo komunitet, deri në shfrytëzimin e teknologjisë së komunikimit për të pakësuar çlirimin e karbonit, si dhe mbështetjen e edukimit, shëndetit e mirëqenies, për një shoqëri më gjithëpërfshirëse e të qendrueshme për të gjithë.   

Fushata “Së Bashku Ne Mundemi” do të nisë me datë 2 Prill me spotin televiziv “Vajza e pandalshme”, ku një vajzë bën pyetje rreth botës që e rrethon, rreth rolit që teknologjia luan në shërimin e sëmundjeve, ndryshimet klimatike dhe gjithëpërfshirjen digjitale. Reklama, e cila do të shoqërohet nga një sërë shkrimesh në shtyp dhe aktivizimesh në digjital, do të përqendrohet në rolin kritik të Vodafone për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve mbi shtrirjen e rrjetit gigabit 5G, aksesin ndaj internetit në zonat më të thella të botës, rolin e aplikacionit DreamLab në luftën kundër kancerit dhe COVID-19, etj.

Në fushatë do të prezantohet identiteti i ri i markës Vodafone, me logon simbolike dhe ngjyrën e kuqe historike. 

Fushata do të shtrihet në 30 vende të botës, si Gjermania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Rumania, Greqia, Irlanda, Hungaria, Shqipëria, Hollanda (nëpërmjet Vodafone-Ziggo), Portugalia, Republika Çeke, Turqia, Australia, Afrika e Jugut, Gana, Republika Demokratike e Kongos, Tanzania, Lesotoja dhe Mozambiku, por edhe në vendet me tregje partnere të Vodafone, si Katari dhe Zelanda e Re.

Lexo: Gjermania tërhiqet nga ndalimi i Huawei për 5G, do të nisë procesi i miratimit

Aspekti kreativ i fushatës “Së Bashku Ne Mundemi” është mbuluar nga agjensia New Commercial Arts me qendër në Londër dhe regjinë e spotit televiziv e ka bërë Tom Green, regjisor i serive të suksesshme televizive, i cili ka fituar disa çmime në Britaninë e Madhe, si Misfits dhe Blackout. Dizajnimi i identitetit të ri të markës është menaxhuar nga Superunion, kurse me blerjen e hapësirave mediatike është marrë Carat. 

Për më shumë informacion vizitoni www.vodafone.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0