Gjermania tërhiqet nga ndalimi i Huawei për 5G, do të nisë procesi i miratimit - Business Magazine Albania

Gjermania tërhiqet nga ndalimi i Huawei për 5G, do të nisë procesi i miratimit

Qeveria gjermane po heq dorë nga ndalimi i Huawei si furnizues i pajisjeve për 5G, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung. Sipas dokumentit, Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) së pari do të kontrollojë teknologjinë e dhënë për të pajisur rrjetet 5G, mandej do ti kalojë në procesin e miratimit. Një katalog i masave të sigurisë do të miratohet në Aktin e Telekomunikacionit, thuhet në dokument.

Sipas raportit, koncepti i “besueshmërisë politike” do të jetë pjesë e ligjit. Një prodhuesi mund ti refuzohet miratimi pavarësisht nga një kontroll i sigurisë nga BSI vetëm nëse Kancelaria Federale, Zyra e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Çështjeve Ekonomike ngrenë sëbashku shqetësimin për një ofrues mbi bazën e “besueshmërisë politike”.

Megjithatë, kjo është praktikisht e pamundur, pasi Kancelaria Federale dhe Ministria Federale e Ekonomisë kanë folur vazhdimisht kundër përjashtimit të Huawei vetëm në bazë të faktit se është një kompani kineze. Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer është gjithashtu kundër përjashtimit të Huawei nga 5G në Gjermani.

SI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0