Thënie frymëzuese nga i magjishmi Walt Disney - Business Magazine Albania

Thënie frymëzuese nga i magjishmi Walt Disney


 

Sot, është e vështirë të mendosh një fëmijëri pa magjinë e Disney. Por gjithashtu është e vështirë të mendosh se  gjithçka nga një burrë i vetëm, udhëtimi i të cilit, nga një eksperimetues i dështuar në një pioner mitik, u fuqizua nga pasioni dhe këmbëngulja për të arritur ëndrrën e tij të çmendur.

Disney e dinte se brenda çdo të rrituri fshihet një fëmijë që dëshiron të ëndërrojë lirisht përsëri. Këto janë 15 thënie nga Walt Disney BusinessMag ka pëzgjedhur si më frymëzueset:

“Të gjitha ëndrrat tona mund të realizohen, nëse kemi guximin t’i ndjekim ato.”

“Ky është problemi i vërtet i botës. Shumë njerëz rriten.”

“Kur je kurioz, ti gjen shumë gjëra interesante për të bërë.”

“E vetmja mënyë për të filluar gjithçka është të heqësh dorë nga fjalët dhe të fillosh të bësh.”

“Një burrë kurrë nuk duhet të neglizhojë familjen e tij për biznesin.”

“Pse shqetësohesh? Nëse ke bërë më të mirën e mundshme, duke u shqetësuar nuk do të zgjidhësh gjë.”

“Burimi ynë natyror më i mrekullueshëm është mendja e fëmijëve tanë.”

“Nëse mund ta ëndërrosh, atëherë mund ta bësh. Mos harro se e gjithë kjo nisi nga një mi.”

“Është argëtuese të bësh të pamundurën.”

“E qeshura është e përjetshme, imagjinata nuk ka moshë, ëndrrat zgjasin përgjithmonë.”

“E para, mendo. E dyta, ëndërro. E treta, beso. Dhe në fund, guxo.”

“Gjej një ide të mirë dhe qëndroi besnik asaj. Ndiqe atë dhe puno deri sa ta realizosh.”

“Ne vazhdojmë të ecim përpara, duke hapur dyer të reja dhe duke bërë gjëra të reja, sepse ne jemi kurioz dhe kurioziteti na drejton në rrugë të reja.”

/GoalCast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0