Thënie frymëzuese nga i famshmi Will Smith - Business Magazine Albania

Thënie frymëzuese nga i famshmi Will Smith


Will Smith ka një histori suksesi që çdokush do t’a kishte zili. Ai është një nga të paktët artistë që ka patur një sukses të madh në tri fusha të ndryshme argëtuese: TV, muzikë dhe filma.

Në vitet 80, ai filloi si një reper nën emrin “Princi i freskët” me një sukses modest, por fama e tij u rrit shpejt pasi mori rolin kryesor në serinë televizive The Fresh Prince of Bel-Air. Kur seritë përfunduan, Will Smith u zhvendos në filma të tjerë me role kryesore. Smith ka luajtur në disa nga filmat më të suksesshëm të Holliwood-it si Men In Black, iRobot, The Pursuit of Happyness, Ali, dhe Bad Boys. Ai është i vetmi aktor me 8 filma të njëpasnjëshëm ku ka fituar më shumë se 100 milion dollarë vetëm nga biletat e shitura.

Përmes filmave, dashurisë për jetën dhe fjalimeve të tij, ai është bërë një frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën.

Këto janë disa nga thëniet më frymëzuese të Will Smith që do t’iu inkurajojnë të vini në punë të gjithë potencialin tuaj:

“Hapi i parë është të thoni se ju mundeni.”

“Shumë njerëz shpenzojnë para të cilat nuk i kanë fituar vetë, për të blerë gjëra që nuk i duan, për t’i bërë përshtypje njerëzve të cilët ata nuk i pëlqejnë.”

“Unë zgjohem çdo mëngjes duke besuar se sot do të jetë më mirë se dje.”

thenie-frymezuese-nga-famshmi-will-smith-businessmag

“Jeta nuk matet nga çastet kur merr frymë po nga momentet që të lënë pa frymë.”

“Frika nuk është e vërtetë. I vetmi vend ku mund të ekzistojë frika është në mendimet tona për të ardhmen. Është një produkt i imagjinatës tonë, duke na frikësuar për gjëra që nuk janë të pranishme dhe që nuk ekzistojnë. Mos më keqkuptoni rreziku është i vërtetë, por frika është një zgjedhje.”

“Paratë dhe suksesi nuk i ndryshojnë njerëzit; ato thjesht plotësojnë diçka që ka qenë gjithmonë aty.”

“Nuk ju nevojitet një plan B sepse ai ju shpërqëndron nga plani A.”

“Në mendjen time unë gjithmonë kam qenë një superstar Hollywood-i, por ju të tjerët akoma nuk më njihnit.”

“Nëse ju nuk luftoni për atë që doni, atëherë mos qani për ato që do të humbisni.”

thenie-frymezuese-nga-famshmi-will-smith-businessmag

“Të jesh realist është rruga më e thjesht që të çon drejt mediokritetit.”

“Nëse ti nuk je i pranishëm gjatë vështirësive të mia mos prit që të jesh aty gjatë suksesit tim.”

“Nëse ju nuk jeni duke e bërë jetën e dikujt tjetër më të mirë, atëherë ju po humbisni kohën tuaj. Jeta juaj përmirësohet kur e bëni jetën e njerëzve të tjerë më të mirë. “

“Mos i ndiq njerëzit. Ji vetvetja, bëj gjërat e tua dhe puno shumë. Njerëzit e vërtetë – ata që përkasin në jetën tuaj – do të vijnë vet tek ty. Dhe do të qëndrojnë përgjithmonë. “

“Ndarja e talentit dhe aftësisë është një nga konceptet më të keqkuptuara për njerëzit të cilët janë duke u përpjekur të shkëlqejnë, të cilët kanë ëndrra dhe duan të arrijnë shumë. Talenti është i natyrshëm. Aftësia zhvillohet vetëm me orë dhe orë dhe orë për të përmirësuar zanatin tuaj. “

“Unë asnjëherë nuk e kam parë veten si një talent të veçantë. Aty ku unë shkëlqejë etika e punës është qesharake, e neveritshme. Duhet të dini se, kur të tjerët flenë, unë jam duke punuar. “

“Unë nuk e di cili është misioni im, por dua të jem këtu për një arsye të madhe. Unë përpiqem të jem si njerëzit më të mrekullueshëm që kanë jetuar në këtë botë.”

/GoalCast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0