Themeluesë që me sipërmarrjet e tyre po bëjnë diferencën në botë

Themeluesë që me sipërmarrjet e tyre po bëjnë diferencën në botë


Sipërmarrësit e nisin biznesin për një shumëllojshmëri të arsyeve: fitimet, aftësia për të patur mënyrën e jetesën së dëshiruar, për të qenë shefat e vetes së tyre, për të fituar lirinë personale dhe shumë të tjera. Këto janë të gjitha arsye të shkëlqyera për te bërë biznes, por a është e mundur që të ndërtosh një ndërmarrje dhe të kesh impakt në botë?

Nëse keni kohë që ndërtoni dhe investoni në biznes, ju e dini tashmë rëndësinë e pasjes së një vizioni të madh personal: ajo ju mban të fokusuar dhe ju çon përpara edhe kur ndesheni me vështirësi në rrugëtimin tuaj.

Edhe pse të pasurit e një vizioni është diçka shumë e mirë, të zhvilloni një për klientët tuaj, njerëzve të cilëve do t’u shërbeni, dhe ‘të dashurit’ tuaj mund të ndryshojnë rregullat e lojës. Kauza juaj gjithmonë e më pak lidhet me objektivat tuaj dhe gjithmonë e më shumë fokusohet në bërjen e një ndryshimi në botë.

Kështuqë, përgjigjia e shkurtër është po, ju mund të ndërtoni një kompani dhe gjithashtu të keni një impakt në zhvillimin e rajoneve, te njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata më probleme shëndetsore, sistemin arsimor dhe më shumë se kaq.

Ja cilët janë 6 nga themeluesit e kompanive që po bëjnë ndryshim në botë.

1. Brad Ludden

Brad-Ludden-themelues-sipërmarrje-diferencë-businessmag
Brad Ludden është themeluesi i First Descents, një kompani që ofron aventura në natyrë të rriturve të moshave ndërmjet 18 dhe 39 vjeç të cilët janë në një luftë me kancerin ose të mbijetuarit e kancerit.

Ludden, i cili u rrit në Montanën Veriperëndimore, ka qenë i rrethuar nga natyra dhe shumë shpejt zhvilloi pasionin për kayakun. Ai ka qenë konkurrent ndërkombëtar që në moshë të vogël, 12 vjeç.

Në mënyrë aksidentale, edhe vizionin e parë për First Descents e krijoi në moshën 12-vjeçare, ndërsa tezja e tij u diagnostikua me kancerin e gjirit në moshën 38-vjeçare. Ai vuri re se sa pak mbështetje kishte ajo dhe në moshën 18-vjeçare filloi të merrte pjesë në mënyrë vullnetare në një program të onkologjisë pedriatike për t’u mësuar pjesëmarrësve të këtij programi sportin e kayakut.

Emri i kompanisë së tij First descent i referohet seksionit të kayakut në një lumë që nuk është provuar asnjëherë.

2. Leila Janah


Leila-Janah-themelues-sipërmarrje-diferencë-businessmag
Leila Janah është themeluesja e Samasource, një kompani që ofron database për projekte që kërkojnë gjykimin profesional. Ajo që ngelet unike për këtë kompani është se ata i fokusojnë operacionet e tyre në rajone në zhvillim si Azia Jugore, Haiti dhe Afrika dhe punësojnë punonjës me pak ose aspak eksperiencë pune.

Skuadrat e saj punojnë mbi projektet dixhitale të cilat mund të ndahen në detyra më të thjeshta, pra që janë më të menaxhueshme. Këto qendra mikro-pune i ndihmojnë të punësuarit të fitojnë jetesën e tyre dhe mund të ndryshojnë në mënyrë fondamentale jetën e tyre.

Janah është një sipërmarrëse fituese e çmimeve në fushën e ndërmarrjeve e cila ka shumë kredenciale, si arsimore (pasi është e diplomuar e Harvardit) dhe praktike (pasi ka punuar në Bankën Botërore).

3. Taylor Conroy

taylor-conroy-themelues-sipërmarrje-diferencë-businessmag
Taylor Conroy është themeluesi i Change Heroes. Ata janë një kompani e orientuar nga impakti që ka teknologjia duke përdorur një sistem të financimit të projekteve të ndryshme nëpërmjet sistemit të videove. Puna e tyre përfshin dhënien e bursave, financimin e shkollave, udhëtimet vullnetare dhe projektet ujore.

Conroy e lançoi Changed Heroes pas një vizite që i ndryshoi jetën në Kenia. Ai shiti tokën e biznesit të tij për të themeluar platformën financuese që tani ka mbledhur 1 milionë $ për tematika të ndryshme të projekteve.

Taylor është një lider i thellë në botën e sipërmarrjes sociale dhe jep leksione në Universitetin e New Yorkut.

4. Shivani Siroya

Shivani-Siroya-themelues-sipërmarrje-diferencë-businessmag
Shivani Siroya është CEO dhe themeluese e Inventure. Inventure përdor teknologjinë mobile për të mbledhur 10,000 të dhëna personale rreth përdoruesve të cilët nuk kanë mundësi të vetëfinancimit të projekteve të tyre pa një pikëzim të qëndrueshëm. Ata ndihmojnë biznese të vogla në të gjithë botën, në mënyrë primare ato të rajoneve në zhvillim, për të marrë kapitalet për të cilat kanë nevojë, dhe në vend që të ofrojnë borxh, kompania investon në këto biznese.

5. Dr. Amit Goffer

Dr. Amit-Goffer-themelues-sipërmarrje-diferencë-businessmag
ReWalk zhvillon ekzoskeletë robotikë që ndihmon të dëmtuarit me shtyllën kurrizore të qëndrojnë drejt, të ecin, të vrapojnë dhe të ngjisin e zbresin shkallët. Themeluesi, presidenti dhe shefi ekzekutiv për teknologjinë, Dr. Amit Goffer, themeloi kompaninë në vitin 2001. Para saj, ai kishte themeluar Odin Medical Technologies Ltd.

Dr. Goffer ka vuajtur vetë pasojat e një aksidenti automobilistik që e la atë një tetraplegjik, dhe kjo i dha frymëzim për të themeluar ReWalk. Edhe pse rishtazi Dr. Goffer hoqi dorë nga pozicionet e tij, inovacioni i tij për të ndihmuar individët me gjymtyrë të paralizuara është për t’u duartrokitur.

6. Stacey Boyd

Stacey-Boyd-themelues-sipërmarrje-diferencë-businessmag
Stacey Boyd është themeluesja dhe CEO e Schoola, një platformë e cila mund të përdoret për organizimin e dërgesave të rrobave të cilat studentët nuk i përdorin më. Ata u bëjnë të mundur pagesën e postës për rrobat e dërguara pjesëtarëve të platformës, dhe duke i dërguar ato në garderobën e rrobave të papërdorura të Schoolas, ata mund të mbledhin fonde për shkollën e tyre. Kur këto veshje shiten nga Schoola, nga çdo e ardhur shkon për themelimin e shkollës dhe programit të saj, prej 5$ që është shpenzuar për çdo blerje, 2$ shkojnë për një shkollë.

Si një ish-mësuese dhe drejtoreshë shkolle, Boyd kuptoi se si arti, edukimi fizik dhe gjuhët e huaja ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të studentëve. Por, në shumë raste, financimi nuk ishte i disponueshëm për këto lloje programesh.

Boyd udhëhiqej nga dëshira për t’i integruar këto programe brenda sistemit arsimor, për këtë arsye Schoola po bën një ndryshim.

Çfarë vështirësish keni hasur në rrugën tuaj? Çfarë sfidash ju kanë dalë përpara? Çfarë padrejtësish keni vënë re në botën që jetojmë? Kur i keni thënë vetes që ‘kjo duhet të ndryshojë?’

Janë këto pyetje që do t’ju ndihmojnë të identifikoni pikat më të dhimbshme të ekzistencës së botës. Vuajtja shfaqet në shumë forma, dhe kur e përjeton “nën lëkurën tënde”, vetëm atëherë mund të krijosh empati me ata që mbajnë në kurriz ato sfida. Empatia është çelësi për gjetjen e kauzës, për të cilën ia vlen të luftosh.

Rizbuloni qëllimet tuaja. Ndizeni zjarrin e pasionit. Nëse nuk i adresoni ju çështjet që identifikoni, kush tjetër mund ta bëjë?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0