"The Brand Gap" nga Marty Neumeier, një manual për ndërtimin e një marke me vlerë - Business Magazine Albania

“The Brand Gap” nga Marty Neumeier, një manual për ndërtimin e një marke me vlerë

Nga Prishila Gjoka

“The Brand Gap” nga Marty Neumeier është një libër që të bën të mendohesh dhe të zbulosh në thellësi botën e brandimit, duke ofruar një prespektivë të re dhe holistike mbi temën. Libri i Neumeier nuk është një manual i zakonshëm i brandimit, por një miks i kreativitetit, strategjisë dhe këshillave praktike që janë të domosdoshme për profesionistët e brandit, si dhe për ata që sapo e fillojnë këtë rrugëtim.

Një nga temat kryesore në “The Brand Gap” është ideja se menaxhimi i brandit ka të bëjë me menaxhimin e ndryshimeve. Neumeier thekson se nuk ka të bëjë thjesht me çfarë është e shkruar në fletët e të dhënave, por si këto ndryshime shfaqen në mendjet e njerëzve. Ky koncept vendos bazën për një shqyrtim më të thellë të mënyrave se si kompanitë mund të rrisin vlerën e tyre të markës. Ndonëse strategjitë dhe analizat e bazuara në të dhëna janë të domosdoshme, suksesi i vërtetë i brandit arrihet kur këto elemente plotësohen me krijimtarinë. Ky bashkim i strategjisë dhe krijimtarisë shfaqet në brandet karizmatike si Coca-Cola, Apple dhe Nike, të cilat janë bërë ikonike, për shkak të përfaqësimit të vlerave dhe cilësive që rezonojnë me njerëzit.

Libri përcakton një markë karizmatike si atë për të cilën njerëzit besojnë se nuk ka zëvendësim. Ai thekson se çdo markë, me guxim dhe imagjinatë të mjaftueshme mund të bëhet karizmatike.

Nga ana tjetër, një markë pa fokus nuk përfaqëson asgjë. “Fokus, Fokus, Fokus.” Këto janë tre fjalët më të rëndësishme në brandim. Një markë e fokusuar, e di saktësisht çfarë është, përse është ndryshe dhe pse njerëzit duan të jenë pjesë e saj. Mendësia tradicionale ndaj dizajnit është se ka katër qëllime: të identifikojë, informojë, argëtojë, ose të bindë, por me brandimin ka një të pestë: diferencimi. Ndërkohë që katër të parat janë taktike, e pesta është strategjike, me rrënjët e saj të thella në estetikë,  një kombinim i fuqishëm i logjikës dhe krijimtarisë.

ublikua më parë në faqen 76 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 33 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0