Tesla rekors shitjesh në 2021 - Business Magazine Albania

Tesla rekors shitjesh në 2021

Tesla

Tesla ka dorëzuar një rekord prej 308,600 makina në tremujorin e fundit të vitit të 2021, një numër shumë më lartë se parashikimet prej rreth 263,000.

Kompania arriti suksesin falë rritjes së prodhimit në Kinë.

Ky është tremujori i gjashtë radhazi, ku prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë regjistroi dërgesa rekord. Gjatë Tetor-Dhjetor 2021, Tesla e hedhur në treg ishte gati 30% më shumë se në tremujorin e tretë, 70 % më shumë se një vit më parë.

Tesla ka rritur ndjeshëm prodhimin në Kinë për shitje në atë vend dhe për eksport në Evropë, pavarësisht rritjes së konkurrencës dhe rritjes së numrit të ankesave për shkak të problemeve të sigurisë së makinave.

Gjatw 2021 tesla e prodhuar dhe e hedhur në treg ishte 936,172.

Lexo: Regjistrimi në Instagram pritet të bëhet me pagesë

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0