Tesla, ashtu si Apple, tani do t'ju bëjë të blini veçmas një karikues për makinën tuaj   - Business Magazine Albania

Tesla, ashtu si Apple, tani do t’ju bëjë të blini veçmas një karikues për makinën tuaj  

elon musk businessmag

Është një refren i zakonshëm mes fansave të Tesla-s që Tesla është një kompani teknologjike, jo një kompani makinash. CEO i Tesla-s, Elon Musk sapo ndihmoi ta vërtetonin këtë. 

Tesla ka ndaluar përfshirjen e kabllove të karikimit në makinat e saj elektrike, tha Musk në një seri postimesh në Twitter të shtunën. Në vitin 2020, Apple ndaloi dërgimin e iPhone me përshtatës të përfshirë, duke tërhequr zemërimin e klientëve në mbarë botën. 

Në atë kohë, Apple tha se masa do të ndihmonte në uljen e ndikimit mjedisor të iPhone duke i lejuar kompanisë të përdorë më pak paketim. Musk bëri një justifikim të ngjashëm, duke thënë se përfshirja e lidhësit “dukej e kotë”, duke qenë se “statistikat e përdorimit ishin jashtëzakonisht të ulëta”. 

Lexoni: Prototipi i Benzit elektrik mund Tesla për distancën e përshkruar me një karikim të vetëm

Ndërsa klientët e Apple mund të kenë një kokë karikimi ose 10 përreth, pronarët e Tesla nuk e kanë atë luks. Me të drejtë, nuk ju nevojitet absolutisht lidhësi mobile i Tesla-s dhe disa pronarë ndoshta nuk e prekin kurrë atë. 

Ashtu si shumica e kompanive të makinave, Tesla përfshin një kabllo që futet në një prizë standarde dhe karikon plotësisht një makinë jashtëzakonisht ngadalë, duke shtuar vetëm disa milje distancë në orë. Shumë pronarë zgjedhin të karikojnë në stacionet e Tesla Supercharging me fuqi të lartë ose të instalojnë një karikues me kapacitet më të lartë në shtëpi, të cilin Tesla e shet për 495 dollarë. Prapësëprapë, një kabllo portative karikimi mund të jetë i dobishëm, veçanërisht nëse një pronar e gjen veten larg shtëpisë ose një stacioni publik karikimi. 

Pothuajse çdo automjet elektrik në shitje vjen me një kabllo karikimi në shtëpi në bagazh. 

“Bazuar në reagimet e marra,” Musk tha se Tesla do të ulë çmimin e lidhësit mobile me 75 dollarë – në 200 dollarë – dhe “ta bëjë të lehtë porosinë me makinën”. Produkti aktualisht shitet në faqen e internetit të Tesla-s. 

/businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0