Temperatura e lartë ul produktivitetin në punë - Business Magazine Albania

Temperatura e lartë ul produktivitetin në punë

produktivitetin

Moti i nxehtë ul produktivitetin e njerëzve me 4 për qind, thotë studimi më poshtë.

Takimet, konferencat, interneti, emailet dihet se janë vrasës të produktivitetit në vendin e punës, por a e dini se rritja e temperaturës mund t’i bëjë njerëzit gjithashtu më pak produktivë? Një studim i ri ka zbuluar se moti i nxehtë mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme ekonomike globale, sepse punëtorët janë më pak produktivë kur është nxehtw. Ai gjithashtu shton se ajri i kondicionuar mund të zgjidhin plotësisht këtë problem.

Studimi, i udhëhequr nga studiuesit E. Somanathan, Rohini Somanathan, Anant Sudarshan dhe Meenu Tewari, në Universitetin e Çikagos në SHBA, ekzaminoi ndikimin e temperaturës në produktivitetin dhe mungesën e punëtorëve duke përdorur të dhëna nga India, ekonomia e tretë më e madhe në botë.  Ai bashkon të dhënat nga punëtorët individualë, si dhe nga fabrikat, duke përfshirë proceset e prodhimit intensiv të punës dhe të automatizuara.

Lexo: 9 zakone që do t’ju bëjnë më produktivë duke punuar nga shtëpia

A mund të ndikojë temperatura në produktivitet?

Temperatura e zonës suaj të punës mund të ketë një ndikim të madh në produktivitetin që jepni. Studimi tregon se produktiviteti bie deri në katër për qind kur temperaturat rriten mbi 27 gradë Celsius,në vendet e punës që kërkojnë punë manuale. Në punet shumë të automatizuara, ky efekt nuk u vu re.

Punëtorët më pak produktivë do të thotë një biznes në rënie dhe një ekonomi më e ulët. Për të përcaktuar nëse rënia e produktivitetit të punëtorëve uli prodhimin e fabrikave, studiuesit shikuan të dhënat nga pothuajse 70,000 fabrika në të gjithë Indinë. Ata zbuluan se vlera e prodhimit ra me rreth tre për qind për çdo shkallë mbi temperaturën mesatare. Kjo humbje është mjaft e madhe për të shpjeguar të gjithë uljen e prodhimit ekonomik të Indisë në vitet e nxehta.

Kur punëdhënësit freskojnë vendin e punës, ata mund të parandalojnë humbjet e produktivitetit. Studimi sugjeron që për të mbështetur dhe rritur produktivitetin e punëtorëve, bizneset dhe qeveritë duhet të përshtaten me ndryshimet klimatike.

Kontrolli i klimës, si ajri i kondicionuar, është një zgjidhje e shtrenjtë dhe mund të jetë i vetmi shpetim.

“Për shkak se fiziologjia njerëzore është e njëjtë nëse jetoni në Indi, SHBA apo kudo tjetër në botë, lidhja midis temperaturave të nxehta dhe produktivitetit  është njësoj.

Ndaj te gjithë duhet të ndryshojmë  mënyrën se si duhet të mendojmë për ndryshimin e klimës,” thotë Anant Sudarshan, bashkëautor i studimit.

Entrepreneur

Përshtati:Megi Latifi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0